Meteorologu për Report Tv: Nga e enjtja ulen temperaturat, ja ku do të ketë dëborë dhe si do të mbyllet dhjetori

Tirana, mëngjesin e sotëm është zgjuar nën reshjet e shiut. Edhe pse jemi në stinën e dimrin, ende për këtë vit, nuk e kemi përjetuar rrymat e ftohta dimërore.  Por kur pritet që të kemi një ndryshim të temperaturave? Meteorologu Hakil Osmani, tregon për Report Tv se që prej të enjtes e deri në fundjavë do të ketë reshje shiu dhe temperaturat do të shënojnë ulje deri në -4 gradë celsius.

Nga dita e nesërme dhe në vijim pritet që të kemi herë pas here dhe vranësira që do të sjellin reshje shiu ndërsa mbi 800 metra pritet që të kemi dhe reshje dëbore. Pritet që duke filluar nga mbrëmja e ditës së premte dhe mëngjesin e së shtunës të kemi shira me intensitet mesatar, ndërsa nga e diela dhe në vijim do të ketë kthjellime në territori shqiptar.

Pritet që ditën e nesërme të kemi rënie të vlerave termike me dy deri në tre gradë celsius. Një rënie  e lehtë do të vijojë edhe ditën e enjte duke bërë që vlerat minimale të regjistrohen -3 dhe -4 gradë celsius në zonat malore, që në fakt janë vlera normale për muajin dhjetor, ndërsa vlerat maksimale do të shënohen 14 gradë celsius në zonat perëndimore”-u shpreh meteorologu .

 Ndërkohë që Korca ka përjetuar dëborën e parë për këtë vit, pritet që në ditët në vijim reshje dëbore të ketë në Ersekë, Korcë por edhe në Kukës. Pavarësisht këtij episodi me temperatura të ulta, gjatë ditëve të fundit të dhjetorit do të kemi sërish rritje të temperaturave, duke bërë që dhjetori të mbyllet një muaj i ngrohtë.

Temperaturat në të cilat ndodhemi momentalisht janë normale, pas këtij episodi do të rikthehen sërisht  temperaturat që kemi përjetuar më përpara, pra do të jenë 2-3 gradë më të larta se vlerat normale duke bërë që muaji dhjetor të mbyllet një muaj i ngrohtë”-tha Hakil Osmani. Sipas meteorologut, në janar qytetarët do të përballen me temperaturat tipike të dimrit.

d.ba./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Me 14 muaj punë, gjyqtarja që liroi Fjolla Morinën merr zakonet e 'drejtësisë së vjetër'! A është kjo drejtësia e re që prisnit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

'Ti më shpëtove nga koma', Navalny nga spitali dedikim romantik për bashkëshorten në 20-vjetorin e martesës