Meteorologu: Vranësira deri të premten, të shtunën plazh

Vranësirat dhe reshjet e shiut do të na shoqërojnë deri  të premten, ndërsa e shtuna  do të sjellë mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave deri në 31 gradë celsius, të cilat janë tipike për muajin qershor. Më e favorizuar nga moti, sipas meteorologut, Hakil Osmani do të jetë vija bregdetare nga Durrësi deri në Sarandë.

"Gjatë kësaj jave, deri ditën e premte presim që të kemi prezencë të vranësirave , të cilat gjatë pasdites do të sjellin reshje shiu në zonat veriore dhe lindore, por edhe në pjesën e ultësirës perëndimore. Më të favorizuara nga moti do të jetë zona bregdetare pasi nuk do të kemi prezencë  të dukshme të shiut. Me mot më të mirë do të jetë vija bregdetare nga Durrësi deri në Sarandë.

E shtuna do të jetë sërish me mot të kthjellët. Do të kemi shumë orë me diell. Temperaturat do të jenë maksimale deri në 30 gradë celsius, ndërsa e minimale do të jenë në zonat malore 11-12 gradë celsius. Ndërsa e diela do riktheje sërish prezencën e vranësirave dhe reshjeve.

Deri të premten vlerat do  të shkojnë deri në 27-28 gradë celsius, ndërsa fundjava rikthen sërish temperaturat e larta të cilat janë tipike të muajit qershor. 30 gradë celsius, ndërsa në zona të veçanta 31 gradë celsius", tha meteorologu Hakil Osmani.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës