Migrena, gjithçka
që duhet të dini

Migrena, gjithçka<br />që duhet të dini
Dhimbja e kokes është simptoma më e shpeshtë shqetësuese që gati të gjithë e kanë përjetuar. 80-90% e popullsisë së përgjithshme pohon të ketë patur të paktën një herë dhimbje koke. Termi simptomë nuk nënkupton një sëmundje, por një ndryshim që ne vëmë re në organizëm dhe që mund të përbëjë shenjën e një sëmundjeje. Është provuar që pjesa më e madhe e dhimbjeve të kokës mund të jenë të padëmshme dhe mund të trajtohen me qetësues të zakonshëm, megjithatë ajo ngelet arsyeja më e shpeshtë kur i drejtohemi neurologut.

Cilat janë format e dhimbjes së kokës?
Dhimbja akute e kokës

Vetëm një pjesë ë vogël e njerëzve i drejtohen mjekut pas episodit të parë të dhimbjes së kokës, megjithëse me raste ky mund të jetë tregues i një ataku të parë të migrenës. Gjithsesi mund të shkaktohet edhe nga shkaqe më serioze . Ndodh shpesh që një dëmtim apo një traumë e kokës të shoqërohet me dhimbje që me kalimin e kohës qetësohet, por nga ana tjetër, mund të jetë shenja e parë e pranisë së një koagule gjaku brenda ose jashtë trurit. Gjithashtu mund të jetë shenjë e një inflamacioni të cipave të trurit (meningjiti) apo hemorragjie cerebrale ku dhimbja mund të fillojë papritur shoqëruar me humbje të ndjenjave.
Dhimbja e kokës shoqëron sëmundjet infektive si gripi, infeksionet e sinuseve te kokes apo ato në kraharorit si pneumonitë, të cilat shoqërohen me sekrecione dhe temperaturë të lartë.

Dhimbja kronike e kokës
Shkaku kryesor i dhimbjes kronike është migrena. Dhimbja zgjat nga 4-48 orë. Dhimbja është shpesh pulsuese dhe prek gjysmën e kokës. Shoqërohet me nauze, të vjella dhe ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmave.

Dhimbja e tensionuar
Prek të dyja anët e kokës për 1-6 orë dhe është e pashoqëruar me simptoma të tjera specifike. Irritmimi i nervave të fytyrës mund të japë dhimbje që lokalizohen më shpesh në nofullën e poshtme apo në dhëmbë me një kohëzgjatje të shkurtër. Mund të nxitet nga përtypja, të folurit, apo temperaturat e ulta.

Ushqimet dhe pijet
Rreth 1/5 e migrenozëve raportojnë që djathi, çokollata dhe pijet alkoolike u provokojnë dhimbje të kokës. Megjithatë evitimi i tyre nuk ndalon krizat e saj.

Përdorimi i shpeshtë i barnave
Prej kohësh njihet që ergotamina, përbërësi aktiv i medikamentit më të vjetër kundër migrenës mund të shkaktojë dhimbje koke nëse merret çdo ditë. Kohët e fundit është bërë e njohur se qetësuesit me përmbajtje kodeinë mund të japin dhimbje koke nëse merren me tepricë. Pilulat contraceptive vecanërisht ato të kombinuara që merren për 3 javë shpesh e rëndojnë dhimbjen e kokës. Mendohet se kjo e fundit shkaktohet nga ulja e nivelit të hormoneve. Dhimbja e kokës mund të jetë efekt anësor i medikamenteve të tjera si nifedipina dhe trinitrina.

Moti dhe lidhja e tij me dhimbjen e kokës

Përse moti ndikon si faktor stimulues për dhimbjet e kokës dhe migrenës?
Nuk ka një përgjigjë definitive në lidhje me këtë temë. Një teori evolucionare thotë që dhimbja e kokës përbën një mekanizëm mbrojtës ndaj faktorëve stresant të mjedisit. Kështu i sëmuri përpiqet të gjejë një ambient më të qëtë dhe të sigurtë. Nga ana tjetër mendohet që individët që vuajnë nga kjo gjendje kanë një prag më të ulët në përgjigjen e tyre ndaj dhimbjes.Mendohet që kjo ndjeshmëri të jetë e trashëguar. Gjatë studimeve të ndryshme të bëra me pacientë që vuajnë nga migrena, është vënë re një lidhje mes kushteve klimaterike dhe shfaqjes së dhimbjes së kokës. Ndër këta faktorë përfshihen: ndryshimet në temperaturë, në lagështirë, stuhitë, ambjente me shumë pluhra dhe thatësirat ekstreme. Kjo bën që në varësi të faktorëve të mëposhtëm pacientët që vuajnë nga kjo gjendje të ndryshojnë dhe të përshtasin aktivitetet e tyre jetësore për të shmangur përkeqësimet e dhimbjeve.

Ju dhemb koka? Testet që duhet të kryeni

Për të marrë një trajtim  sa më të saktë, mjeku  do t'ju drejtojë disa pyetje të cilat kanë të bëjnë me historinë tuaja mjekësore, më specifikisht me historinë e dhimbjes suaj të kokës. Është e rëndësishmë që ju të jeni në gjendje të përshkruani simptomat dhe shenjat me saktësinë e duhur. Kini parasysh se përpara takimit me mjekun tuaj të jeni në gjendje të përgjigjeni këtyre pyetjeve:

- Sa kohë ka që ju ka filluar dhimbja e kokës?Në çfarë moshe?
- Dhimbja juaj e kokës është e njëjtë gjithmonë apo ndryshon shpesh?
- Sa shpesh ju ndodh të keni dhimbje?
- Keni vërejtur ndonjë faktor që ndikon në shfaqjen e dhimbjeve të kokës (për shembull situata të caktuara, ushqime apo ilaçe që përkeqësojnë gjendjen?
- A vuan ndonjë familjar tjetër nga dhimbja e kokës?
- A ka ndryshuar performanca juaj në shkollë apo në punë për shkak të tyre?
- A keni ndonjë simptomë tjetër shoqëruese gjatë episodeve të dhimbjes apo ndërmjet tyre?

Përveç të tjerave duhet të jeni në gjendje të përshkruani lokalizimin e dhimbjes, si e ndjeni, sa e rëndë është ajo nga 1 deri në 10; dhimbja e kokës shfaqet papritmas apo me ndonje simptomë shoqëruese, në cilën pjesë të ditës shfaqet, sa shpesh i keni këto dhimbje.

Do të ishte mirë të informonit mjekun tuaj për të gjitha medikamentet që keni marrë në të kaluarën apo që vazhdoni të merrni duke i treguar kutitë e medikamenteve me emrat përkatës.

Në një etapë të dytë mjeku do të kryejë ekzaminimin fizik dhe neurologjik për të gjetur dhe evidentuar shkakun e dhimbjes tuaj. Testet neurologjike shërbejnë për të përjashtuar një sëmundje malinje të trurit që mund të shkaktojë dhimbjen tuaj apo hemorragjitë, infeksione, trauma dhe dëmtime të tjera të mundshme.

Hormonet dhe roli i tyre

Është vënë re nga studime të shum ta që ekziston një lidhje midis nivelit të hormoneve femërore gjatë ciklit menstrual dhe dhimbjeve të kokës, veçanërisht migrenës. Janë shumë të zakonshme migrena në periudhën pre-menstruale ku nivelet e Estrogjenit dhe Progesteronit (hormone femërore) bien drastikisht.
64% e femrave të një studimi vërtetuan që dhimbja e tyre e kokës ishte zhdukur gjatë shtatzanisë.

Kontraceptivët oralë dhe terapia zëvendësuese gjatë menopauzës janë vërtetuar si faktorë që stimulojnë shfaqjen e migrenës në disa gra. Kontraceptivët oralë me përmbajtje progesteronit nuk bëjnë pjesë në këtë listë.

Trajtimi efektiv në dhimbjet migrenoze menstruale është pikërisht përdorimi i antiinflamatorëve jo-steroid. Ata duhet të përdoren gjatë ciklit gjithmonë duke u konsultuar me mjekun tuaj.

Cilat janë mundësitë e trajtimit gjatë shtatzanisë?
Gjatë shtatzanisë nuk ka asnjë trajtim që rekomandohet për trajtimin e migrenës. Këto medikamente mund të prekin uterusin (mitrën e nënës) dhe të kalojnë placentën duke dhënë efekte negative në beben që do të vijë shpejt në jetë. Gjithmone konsultohuni me gjinekologun dhe neurologun tuaj përpara se të merrni ndonjë medikament.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë