Sulmoi turistët, mbetet në burg/ Mihal Kokëdhima: Më morën zvarrë me makinë, u mbajta tek xhami (VIDEO)

VLORË -Arrest me burg ka dhënë Gjykata e Vlorës për Mihal Kokëdhimën. Me këtë masë sigurie dhënë nga gjyqtarja Esmeralda Habilaj, 51-vjeçari do të qëndrojë në burg të paktën gjatë periudhës së hetimeve, nën akuzë për "kanosje", "dëmtime të tjera me dashje" dhe "shkatërrim të pronës".

Mihal Kokëdhima, kushëri i ish-deputetit Koço Kokëdhima, u arrestua tre ditë më parë nga policia, pasi sulmoi dhe rrezikoi jetën e një grupi turistësh spanjollë, duke ju hedhur mbi kofanon e furgonit që ata kishin marrë me qira, dhe në tre kilometra rrugë në ecje i ka terrorizuar ata teksa thyen xhamin dhe bërtet. E gjitha ndodhi pasi turistët u larguan nga restoranti i tij në "Porto Palermo" të Himarës, pasi pritën gjatë për porosinë që nuk u erdhi kurrë.

Vetë Mihal Kokëdhima, ndryshe nga ajo çfarë u pa qartë në një video ekskluzive të Repor Tv, ku shfaqej me sjellje në kufijtë e çmendurisë ndaj turistëve, ka pretenduar se ishin turistët që tentuan ta shtypnin me furgon dhe se ai ju hodh automjetit për të shpëtuar.

Avokatët e tij të studios "Cakrani" kanë kërkuar masë më të lehtë se arrest me burg siç kërkoi prokurori Saimir Smaka. Mbrojtja ngriti pretendimet se nuk qëndron asnjë nga akuzat e ngritura dhe kërkuan që Mihal Kokëdhima të lirohet me garanci pasurore deri në 3 mijë euro, ose një vlerë tjetër që ta përcaktojë gjykata.

Pas videos ekskluzive që Report Tv publikoi nga momentet e tmerrit mbi furgon, Shqiptarja.com mësoi se restoranti i ndërtuar mbi plazh në Porto Palermo, rezulton prej vitesh (para 2012-ës) pa leje, dhe është në proces legalizimi. 

1566119330_kokdhedhima001.jpg

Mihal Kokëdhima sot para gjykatës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:38
Flet avokati i Kokëdhimës: Shoferi që drejtonte makinën ka qenë i dehur...Pse tha që e ka mik Ramën

Pas daljes para gjykatës të Mihal Kokëdhimës, një nga avokatët e tij është shprehur se shoferi që drejtonte makinen me turistet spanjolle ka qenë i dehur.

"Turistët kanë shkuar në lokal dhe pasi kanë qëndruar pesë minuta ata kanë ikur. Kokëdhima ju ka dal përpara dhe ju ka thënë mos ikni pa bërë pagesën. Ka marr policinë,  129. Kjo është e verifikueshme ka fol 16 sekonda dhe ju ka thënë situatën se turistët kanë ikur pa paguar. Ju dërgoi dhe targën. Shoferi ishte i dehur. Turistët kanë qenë në efektin e kanabis sativa dhe e kanë marrë përpara zotin Kokëdhima.  Duket edhe në video që  ai thotë aman ndaloje se po vdes. Por njëri nga ata gangsterrat e Edi Ramës thonte vrite. Domethënë kjo gjë nuk përbën vepër penale për prokurorinë. Kemi bërë kallëzim për  turistët dhe ndaj të tjerëve. Nuk ka asnjë element dhune ndaj turistëve. Dhuna është bërë vetëm ndaj Kokëdhimës. I ka duart gjak. Presim dhe analizat. Pasi është mjekuar Kokëdhima ka shkuar vetë në polici dhe nuk ka shkuar policia tek ai", shprehet avokati Erion Besimaj.

Gjatë seancës gjyqësore, MIhal Kokëdhima dëgjohet të thotë se e ka mik kryeministrin, por avokati Besimaj është shprehur: "Kokëdhima tha se e kishte mik kryeministrin se ndoshta i ka shkuar për t'i kërkuar votat Rama. Po ka thënë ky do të ta japim sepse votën në të gjithë jugun votën  Ramës ja japin.

Avokati akuzon për gjyq politik dhe thotë se do ta apelojë masën e sigurisë dhënë sot nga gjykata.

"Dua të theksoj vetëm një fakt që ky ishte është një gjyq popullor  që u bë tre dit më parë. U bë nga kryeministri Edi Rama sepse e kishte gjykuar, hetuar dhe kishte vendosur masën arrest me burf.

Prokurora dhe gjykata e lanë në burg pa asnjë shkak apo bazë ligjore.  Prokurori erdhi në gjyq me veprën penale shkatërrim prone. Për këtë vepër maksimumi jepet tre vjet burg. Këto 10 vite nuk është dhënë ndonjë masë e tillë për këtë vepër. Normalisht ne para botës jemi gati të japim çdo gjë.   Problemi qëndron se për të dhënë masën arrest me burg nuk plotësohen asnjëra nga kriteret. Rrezikshmëria e veprës, personit, prishja e pronave dhe rreziku për tu larguar nga vendi.  Duke mos u plotësuar asnjë nga këto prova prapë gjykata jep këtë masë. Gjykata ka zbatuar urdhrin e kryeministrit Rama . Ka dal kryeministri e ka folur, ky është problemi.  Prokurori e gjyqtari thonë nuk bëjmë dot gjë se ka folur Kryeministri Rama. Është gjykata që vendos dhe jo kryeministri. Kryeministri vendos në një vend vetëm si Shqipëria.  Unë nuk po mbroj faktin.  Normalisht e gjykoj vetëm përsa i përket veprës morale por nuk është vepër penale që të  të lëre në burg. 

Masa e sigurisë më e sakta duke u ndodhur në këto kushte ishte me garanci pasurore. Kur është shkatërrim prone, meqë prokuroria e mendon kështu ne po e paguajmë, të mbetet garancia e pastaj si të vendose gjykata.

Do ta apelojmë masën. Mendojmë se gjykata e Apelit do të japë masën e merituar. Jo si gjykata e shkallës së parë që nuk kanë guximin të shprehen kundër kryeministrit. Dhe jo më të japë një vendim që nuk ka asnjë lidhje më politikën", tha avokati.

Por çfarë deklaroi kryeministri Edi Rama pas incidentit të pronarit me turistët? (LEXO KETU)

Ora 11:39
Flet për herë të parë pronari i restorantit në Porto Palermo që terrorizoi turistët /DËSHMIA

1566119330_kokdhedhima001.jpg

Nuk ka pranuar t'i ketë sulmuar turistët spanjollë. Mihal Kokëdhima ka deklaruar në seancën gjyqësore për masë sigurie, se vetëm donte t'i ndalonte ata, por është ndjerë i rrezikuar pasi ata kanë dashur ta shtypin, dhe për këtë arsye, sipas 51-vjeçarit ai është detyruar të hidhet mbi furgon.

"Nuk kam bërë asnjë gjë t'i sulmoja ata. U mundova t'i ndaloja. Ata nisën makinën dhe desh më shtypën. Ju luta gjithë rrugës të ndalonin, por ata nuk ndaluan. Kur ndaluan zbrita nga makina dhe shkova vetë lajmërova policinë dhe shkova në polici.

Më morën zvarrë me makinë. Ç'është kjo punë, nuk kam prekur njeri me dorë. Ku janë faktet që i preka me dorë? Më rrëzuan në Qeparo nga makina. Si ka mundësi, unë nuk e theva xhamin për t'i dëmtuar, por për tu mbajtur. Unë u mora targën, telefonova policinë. Ata futën marshin të më shtypnin dhe unë u hodha në kroskot. Kam dy fëmijë në shkollë në Gjermani. Ne vetëm dy muaj punojmë. Më lini të punoj", - tha Kokëdhima teksa u dakordësua me kërkesën e avokatit për tu hetuar në liri me garanci pasurore.

Por nga video që Report tv transmetoi ekskluzivisht një ditë më parë, Mihal Kokëdhima shfaqet mbi kofanon e furgonit në ecje, nga Porto Palermo deri në Qeparo ku gjithë kohës qëllon me grushte xhamin e përparmë të cilin e theu. Janë shoferi dhe pasagjeri shqiptar që dëgjohen gjatë gjithë kohës t'i kërkojnë Kokëdhimë të zbresë, por ai nuk ka zbritur edhe pse makina u ndal dy herë për t'i dhënë mundësi atij të iki. Vetëm në fund, 51-vjeçari vërtet u kërkon turistëve dhe shqiptarëve që ishin në makinë që ta ndalin furgonin kur situata për të bëhet e vështirë, por edhe kur zbret nga kofano në ndalesën e tretë të makinës, ai tenton të hapë derën e shoferit dhe teksa furgoni largohet me shpejtësi, ai godet sërish me grushte automjetin. 

Ora 11:26
'E kam mik kryeministrin...' Dëgjoni bisedën e Mihal Kokëdhimës me avokatët e tij (VIDEO)

Mihal Kokëdhima ka pasur një bisedë me avokatët e tij para nisjes së seancës gjyqësore, ndërsa ishte ulur në vendin e të paditurit. Avokatët Kujtim Cakrani dhe Erjon Vezimaj i kanë thënë se për rastin e tij ka folur dhe vetë kryeministri, por ndërkohë i qeshur Mihal Kokëdhima dëgjohet të thotë se kryeministrin e ka mik.

Avokatët: Për ty ka folur vetë kryeministri
Mihal Kokëdhima: Si ka thënë?
Avokatët: Dhe po foli vet kryeministri...
Mihal Kokëdhima: E kam mik
Avokatët: Kryeministri është i gjithëfuqishëm dhe harron që korrupsioni i tij ka marrë dhenë në të gjithë botën

Dje kryeministri Edi Rama foli për rastin e Mihal Kokëdhimës por duke e sulmuar ashpër veprimet e tij e duke e quajtur atë ''barbar''.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Terminator: 19/08/2019 06:57

    Besoj ne ato kushte edhe shvarzeneger do e kishte te pamundur te hidhej nga makina,temperatura 40 grade,makinat e tjera qe vinin perballe mund ta shtypnin,nga ana tjeter humnere.nje alkol test iu be shoferit?(minimumi),mund te kishte rene ne gremine me gjithe pasagjeret!!ka regjistrim te momenteve te para se nuk i dihet si eshte e verteta.

    Përgjigju
  • Sheme miu: 18/08/2019 20:39

    Boo ca surrat i ndyr qe eshte ky Miualeve tridheni mos ti shtohet rraca se na felliqi fare

    Përgjigju
  • doni: 18/08/2019 16:39

    ca po qahesh kam 2 femij ne gjermani me shkolle .. me lek harram po i shkollon ... te zune haqet e njerezve qe i ke vjedh ... tani te njofin e kalamaj ca babe kan ... hajdut njerzve te urte se per gangster e pa gjith bota kush je ... u quravite makin ... aman mbajeni te hidhem te vdes ... ppttyyy fare e keqe

    Përgjigju
  • Breshka: 18/08/2019 16:18

    Ore nuk eshte vetem punë burgu dhe gjobe . Duhet që shteti të shkaterroje revanshin e pergjithshrm 30 vjecar te fshataresise në rang republike. Vetem keshtu do shpetojme!

    Përgjigju
  • Sigurimsi i vjeter: 18/08/2019 16:08

    Te denohet me 5 vjet burg ky qen, ,,me shkatarrim te lokalit pa leje,, dhe me heqje te te drejtes per te votuar per 10 vjet.....

    Përgjigju
  • Tironsi: 18/08/2019 14:41

    KY ESHTE AVOKATI ME MUNGESE TE LARTE NE KOMUNIKIM, KOMUNIKIM PA ETIK,KOMUNIKIM PA MORAL, KOMUNIKIM PA DINJITET, KOMUNIKIM PA INTEGRITET, ME PAK FJAL KOMUNIKIM LAGJA BAR KAFE MORRI KA MBARU SHKOLEN KRISTAL DHE DO TE JAPI LEKSJONE DEMOKRACIE NE GJUHEN E NENES ESHTE AQ INJORANTE SA GJEN ME ELEMENTARE NUK DI , TE FLASI NE GJUHE LETRARE.

    Përgjigju
  • Sarandjoti: 18/08/2019 14:37

    GURE PROVE PER DREJTESINE E POLITIZUAR NE DORE TE MARKU-RAMA KA NJE ARSYE QE PRONARI BERI ATE VEPRIM TE SHIKOJME SI DO E INTERPRETOJE DREJTESIJA PER INAT TE KOCO KOKEDHIMES QE TRADHETOJE ED RAMEN PRONARI MBAS ARTA MARKUT DUHET TE DENOHET

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 18/08/2019 14:30

    Po bre ishte vetmbrojtje legjitime sikur Terminatori 2-shi.

    Përgjigju
  • &inglaterin,,,: 18/08/2019 14:21

    Te kujt dash e kishe fjalen o inglater,,,dashit te avas

    Përgjigju
  • Luani Tines: 18/08/2019 14:12

    Shikoni kush eshte avokat Kujtim Cakrani me nje mal me poshtersira mbi vete 10 vjet burg ne Itali per trafik droge prostitucioni zhvatje,me turiqen se Koqedhima ky,

    Përgjigju
    • Bishti kalldremit: 18/08/2019 14:29

      Po Luani Tines hahahahahah

  • Bab Dud Myzeqeja: 18/08/2019 13:59

    Labëria nuk kerkon kurre falje, vetëm Myzeqeja eshte esnafe!

    Përgjigju
  • Hinglateri: 18/08/2019 13:51

    Denimi me i mire per kete Koqedhimen do ishte ti varnin ne qafe b** e dashit e ta linin te lire

    Përgjigju
    • Fredi: 18/08/2019 15:42

      Dmth të sakatojne nje dash tia presin b... e tia varin fshatarit? Yyyyyt fshatar më keq se fshatari!

  • Ylli: 18/08/2019 13:49

    Ça thua re o kok tul?! Ai esht film orror more bastard avokat, shko mor pirdhu ti me gjith ate Kokdhierin.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 18/08/2019 13:04

    Avokati aty eshte per te mbrojtur klientin. Si do qe te shkojne puna ky tipi KOKEDHIMA e mori mesimin. Lokalit i doli nami per keq keshtu drejt falimentimit dhe nje hale me pak ne jug. Eshte bo jugu I Shqiperise si Monte Carlo.

    Përgjigju
  • asl: 18/08/2019 13:03

    Shoferi ndaloi dy-tre here per te zbritur kafsha por nuk degjoi.Bravo shoferit veproi absolutisht shume mire bashke me shoqerusin se ne ato momente kafsha dhe mund ti kish vrare.

    Përgjigju
  • Selenice: 18/08/2019 12:58

    Na hapën barkun vlonjatet , më injorante nuk gjene në dynja

    Përgjigju
    • Lagja Çole: 19/08/2019 19:46

      Normale, se dora qe s'puthet, kafshohet!! Ik gris bythen tani, fshatari mutit, barbone.

    • Selenice: 19/08/2019 14:51

      Ikni ore pleshta vlonjate

    • Lagja Çole: 18/08/2019 14:15

      Po ke surrat te flasesh ti ore fshatar, pastaj ai legeni eshte nga ata kauret e bregut, ska lidhje me Vlonjatet e qyteteruar. Si ty prsh qe je nje cop fshatar super injorant.

    • Çentrale: 18/08/2019 14:02

      Morra si puna juaj, s'pjerdhin fare

  • Miri: 18/08/2019 12:52

    Fiks ate që prisja..do dali i pa fajshëm..mbajeni mënd.

    Përgjigju
  • Niki: 18/08/2019 12:49

    Ky rrezikoi jeten dhe tani duhet te beje edhe burg?!! Mbaje ne arrest shtepie sa te mbaroje hetimi. E tepert.

    Përgjigju
  • E**A**: 18/08/2019 12:07

    Një nga ato rastet në sallën e gjygjit kur tabela "i padituri" merr 100% vëmendjen e vet.

    Përgjigju
  • Vlora: 18/08/2019 11:40

    Ky avokati Kujtim Cakrani s'duhet fare të jetë pjesë e drejtësisë shqiptare, pasi i Ka bërë nja 10 vjet burgë në Itali për drogë. Ik o dhjar mos na u hiq per Vlonjat se ta njohim mirë sojin e fshatarit

    Përgjigju
  • Vlonjati: 18/08/2019 11:20

    A o Mihal t q*fsha ropt ty dhe kujtim cakranit Avokati t degjeneruar I akuzar per trafik droge

    Përgjigju
  • Vlonjati Djali Lushnjarit: 18/08/2019 11:17

    Të shohim tani çdo vendosi drejtesia do “mbytet” fshatari apo do fitoj Kóqoja!

    Përgjigju
    • Miri: 18/08/2019 14:39

      Hahahahaha Tralala të erdhka keq se lushnjari paska dërrmuar mamin labe të djalit të lushnjarit? Hahahahahah Po ç ke ti ai vlonjat thote se eshte Hahjahahahah!

    • Vlonjati Djali Lushnjarit: 18/08/2019 13:58

      Pse dobic or funderrine? Nëna labe babai lushnjar ç të keqe ka?

    • Tralala: 18/08/2019 12:21

      Po gjej nje emertim se me ket qe ke shkruj i bie te jesh dobic ose beje dial lushnjari po pak evgjit..!

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër