Mihasi njeriu i Martinajt e Gaxha në ngjarjen e Laçit, u qëllua Rudolf Toma

Mihasi njeriu i Martinajt e Gaxha në ngjarjen e Laçit, u qëllua Rudolf Toma

Erigres Mihasi, një personash i botës së krimit i liruar në muajin korrik 2019 nga prokuroria e Gjirokastrës për mungesë provash në ngjarjen e dhunimit dhe grabitjen e prindërve të Elton Çiços, dyshohet nga policia e prokuroria si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë. Dyshohet se Mihasi në këtë krim ka bashkëpunuar ngushtë edhe me Santiago Malkon, i cili mbeti i vrarë me 10 plumba në zonën e Porcelanit. “Shqiptarja.com” mëson se dy personat që njihen nga policia e Shtetit si kontigjentë kriminalë dhe pjesë e një grupimi kriminal në kryeqytet, kanë qënë të dyshuarit kryesorë por çuditërisht asnjëri prej tyre nuk është arrestuar, megjithëse kanë qënë në kërkim policor, por që më pas i është anolluar kërkimi si pasojë e përfundimit të afatit.

Goditja me armë e Rivelino dhe Juxhin Mumajesi, si dhe plagosja e mikun të tyre, Ibrahim Durollari, ka ndodhur gati një vit pasi Erigres Mihasi shok i Ervis Martinaj, dyshohet se është përfshirë në një ngjarje tjetër kriminale në Laç, ku ka mbetur i plagosur Rudolf Toma, në vitin 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit. Në këtë ngjarje ka marë pjesë një grup i përbërë nga pesë persona, i paisur me armatim si pistoletë dhe automatik kallashnikov, të cilët kanë sulmuar me armë, shkelma dhe grushta grupin e të rinjve ku ndodhej dhe Rudolf Toma. Si pasojë e të shtënave më armë është plagosur punonjësi i bashkisë së Laçit, Rudol Toma. Prokuroria dhe policia e Laçit kanë ngritur dyshime forta se në këtë ngjarje kriminale janë përfshirë për motive të paqartë dy persona, të cilët kohët e fundit kanë qënë të implikuar në ngjarje krimianale.

Fabian Gaxha, mik i Ervis Martinaj i mbetur i vrarë në masakrën e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-bllokut ka qënë pjesë e këtij grupi prej pesë persona që ka sulmuar me armë grupin e të rinjve në qytetin e Laçit. Së bashku me Gaxha, policia e Laçit ka ngritur dyshime të forta se ka qënë dhe Elio Hato dhe Erigres Mihasi, edhe këta të fundit shokë të biznesmenit Ervis Martinaj. Nga hetimet e kryera pavarësisht se kamerat filmike tregojnë të gjithë ngjarjen e plotë, ku shfaqet dinamika e këtij krimi të rëndë të ndodhur në Laç, mësohet se sot e kësaj dite asnjë nga personat si Erigres Mihasi dhe Fabian Gaxha, nuk janë arrestuar. Për rastin e Gaxha, tashmë policia nuk ka çfarë të akuzojë pasi ky person prej 4 tetorit 2018 ka mbetur i vrarë. Ndërkohë i ndodhur në liri Mihasi dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim edhe me Santiago Malkon, në ngjarjen e qershorit 2018, ku dyshohet se kanë qëlluar me armë zjari në drejtim të Rivelino dhe Juxhin Mumajesi, si dhe plagosja e mikun të tyre, Ibrahim Durollari.

Report Tv ka siguruar videon e plagosjes së vëllezërve Mumajesi në Tiranë, ku të dyshuar janë ish-efektivi i i policisë i vrarë, Santiago Malko dhe Rigers Mihasi, ose siç njihet me pseudonimin "Boli". Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 28 Qershor të 2018-tës, në të cilën mbetën të plagosur tre persona, vëllezërit Rivelino dhe Juxhin Mumajesi 36 dhe 24 vjeç dhe Ibrahim Durollari, 28 vjeç. Siç shihet në video, nga një makinë ngjyrë e zezë dalin dy persona, dyshimet janë për Malkon dhe Mihasin, pasi i gjejnë në befasi qëllojnë me armë drejt vëllezërve. Këta të fundit fillimisht kanë tentuar që të largohen, më pas i kanë goditur me karrige, por nuk i kanë shpëtuar plumbave të dy agresorëve.


Elton Çiço dhe Erigers Mihasi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santa Quaranta: 08/10/2019 11:48

    Futeni ne burg prokurorin per shperdorim detyre pra!! Çfare prisni??!!

    Përgjigju
  • Amon amon: 08/10/2019 08:26

    saka si ky me gjith shqiperin qekan bo nga 3-4 vrasje e vin gjith diten verdall per shqiperi. Te gjith populli idi vec policija e prokureria nuk I njeh e nuk I sheh amon amon amon zoti I dhoft hasme te tyre foc qeti heq nga rruget se shteti ehhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete