Mijëra protestues dolën në rrugë kundër qeverisë në Pragë, akuza edhe ndaj NATO-s e BE-së për inflacionin

Rreth 70,000 njerëz protestuan në Pragë kundër qeverisë çeke të shtunën, duke i bërë thirrje koalicionit qeverisës të veprojë më shumë për të kontrolluar çmimet në rritje të energjisë, ndërsa shprehën edhe kundërshtime ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s për sanksionet ndaj Rusisë.

Organizatorët e demonstratës nga një numër grupesh politike të ekstremit të djathtë, si edhe partia komuniste, thanë se Çekia, vend në Evropën qendrore, duhet të jetë ushtarakisht neutrale dhe të sigurojë kontrata të drejtpërdrejta me furnizuesit e gazit, përfshirë Rusinë.

Sipas vlerësimeve të policisë, numri i protestuesve ishte rreth 70,000 deri në mes të pasdites.

"Qëllimi i demonstratës sonë është të kërkojmë ndryshim, kryesisht në zgjidhjen e çështjes së çmimeve të energjisë, veçanërisht të energjisë elektrike dhe gazit, të cilat do të shkatërrojnë ekonominë tonë këtë vjeshtë," tha bashkë-organizatori i protestës Jiri Havel për faqen e lajmeve iDNES.cz.

Protesta në sheshin Wenceslas në qendër të qytetit u mbajt një ditë pasi qeveria i mbijetoi një mocioni mosbesimi mes pretendimeve të opozitës për mosveprim ndaj inflacionit dhe rritjes së çmimeve të energjisë.

Votëbesimi tregoi se si kriza energjetike e Evropës po nxit paqëndrueshmëri politike, teksa rritja e çmimeve të energjisë ka rritur inflacionin në nivele që s’janë hasur në tre dekada.

D.GJ/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot