“Mik Festival, Inva Mula zbulon surprizat e 4 netëve, çon në Korçë miqtë e saj artistë nga Europa

KORÇË-Nata e parë e Mik Festival,  në teatrin 'Andon Zako Çajupi' të qytetit te Korçës,  u çel me muzikën gjermane nën interpretimin e Elda Laro në piano, në violinë, Magdalena Heinz dhe Andre Robles, për të vijuar me pas me tingujt e muzikës kubane, tek sheshi i pazarit të vjetër.

“Me shumë emocione. E kam vërtet të vështirë sa herë kthehem në Shqipëri. Jan emocione komplet të tjera.  E ndjej veten me përgjegjësi”, tha pianistja, Elda Laro.

Për 4 net me radhë, festivali do të ndalet në pika dhe atraksione interesante të juglindjes, ku do të sjellë ritëm, interpretim dhe muzikë të zgjedhur nga artistët pjesëmarrës, jo vetëm vendas, por edhe të huaj.

Sopranoja me fame botërore Inva Mula,njëherazi edhe drejtore artistike e këtij festivali, zbulon disa nga surprizat e këtij viti.

“Ky edicion i katërt shpaloset me ngjyra të ndryshme, shtete të ndryshme, zhanër të ndryshme. E nisim me muzikën e vjetër gjermane, kubane. Për të ardhur përpara katedrales me muzikën greke dhe për të kulmuar fundin e festivalit me grupin e Olen Cezarit të ardhur nga Italia”, tregoi sopranoja, Inva Mula.

Mik Festival, i cili është në edicionin e tij të katërt, do të përmbyllet ne një koncert në mes të liqenit të Prespës, tek ishulli Maligrad.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale