Milan humbi 2-5 me Sassuolon në "San Siro" për javën e 20-të në Serie A, duke u pozicionuar në pozitën e katërt momentalisht, teksa rrezikohet zona Champions. Për katër ndeshjet pa fitore dhe humbjen e pozitave në renditje foli edhe trajneri i Milanit, Stefano Pioli.
"Paraqitjet e fundit na dërgojnë në situatë të vështirë, por kjo duhet të më shtyjë të kuptoj se situata të caktuara duhen kthyer në favor. Ne duhet të reagojmë, ndoshta nuk do të jemi në gjendje ta fitojmë titullin përsëri, Scudetto-ja jonë do jetë të luftojmë për zonën e Champions League dhe ne kemi mundësinë ta arrijmë këtë qëllim përsëri", tha fillimisht Pioli.
I pyetur nesë problemi është taktik, teknik apo psikologjik, Pioli u shpreh se pas një disfate e kanë të vështirë të ringrihen.
“Meqenëse nuk fituam ndaj Romës, nuk kemi mundur të tregojmë në fushë paraqitjet tona më të mira. Dy ditët e fundit të stërvitjes kanë qenë më të mirat, por sapo marrim një shuplakë, e kemi të vështirë të reagojmë. Megjithatë, këto momente mund të kapërcehen vetëm duke punuar së bashku. Unë e kuptoj që nuk mund të ketë atë lehtësinë e mëparshme, por kjo do të thotë se duhet të punojmë me më shumë bindje sepse kemi ende shanse për të arritur në pozitën e Champions League", tha Pioli mes të tjerash.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.1%
-
Jo
27.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 1326
Lajme të tjera
-
Lega pranon kërkesën e Interit, ndeshja me Torinon luhet në mesditë! Festë pa trofeun në Milano
23 Prill, 15:40
-
VIDEO/ Presidenti Steven Zhang: Emocionuese, Interi ndriçohet nga dy yje
23 Prill, 13:47
-
VIDEO/ Bologna leksion Romës, e mund 1-3 në 'Olimpico' dhe tremb Juventusin! Motta: Krenar për këtë ekip
23 Prill, 12:54
-
Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin
23 Prill, 12:29
-
Kristjan Asllani i katërti, kush janë tre shqiptarët e tjerë që kanë fituar Serie A
23 Prill, 11:57
-
Milan do shkarkojë Stefano Piolin
23 Prill, 10:06
-
VIDEO/ Titulli i 20-të, tifozët e Interit 'djegin' Duomon! Festë e madhe në Milano dhe qytete të tjera
23 Prill, 09:16
-
Zyrtare/ Interi kampion i Italisë për herë të 20-të në histori, mposht 1-2 Milanin dhe feston në derbi për herë të 6 radhazi
22 Prill, 22:35
-
Sonte derbi i titullit, Inter për yllin e dytë dhe Milani për të shpëtuar nderin! Tifozët zikaltër ndezin 'Apianon'
22 Prill, 12:37
-
GOLAT/ Gjimshiti merr të verdhë, Atalanta në Evropë! Sassuolo 'pret' biletën për në Serie B, Leçe e mposht 0-3
21 Prill, 22:47
-
Ishte në Tiranë gjatë mesjavës, Udinese me trajner të ri! Dështon marrëveshja me Edy Rejan
21 Prill, 20:37
-
Edy Reja pranë rikthimit në Serie A si trajner
21 Prill, 17:49