Milan nuk ia del as me një lojtar më shumë kundër Fiorentinës, Levante shatng Real Madridin

Milan nuk ia del as me një lojtar më shumë kundër Fiorentinës, Levante shatng Real Madridin

Të shtunën në mbrëmje Milan mori një goditje në luftën për zonën europiane pasi u ndal në një barazim 1-1 kundër Fiorentinës. ‘Djalli’ në minutën e 56 mori avantazhin falë Ante Rebic që në këtë periudhë është shndërruar në rrezikun kryesor te ekipi i drejtuar nga Pioli. U duk se gjithçka u bë më e thjeshtë kur Dalbert në minutën e 62 doli me karton të kuq, duke lënë Fiorentinën me një lojtar më pak, por atëherë kur nuk pritej, 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt vjollcët fituan një penallti me Cutrone-n, ish-lojtarin e Milanit. Nga 11 mnetrat Pulgar u tregua i saktë duke bërë që skuadrat të ndanin nga një pikë.

Ndërkohë në La Liga Levante ka bërë surprizën e madhe. Në ndeshjen e zhvilluar në shtëpinë  e tyre ata kanë fituar 1-0 kundër Real Madrid, duke bërë që galaktikët të humbasin kreun. Ishte Morales ai që në minutën e 79 i shtangu të gjithë, duke realizuar edhe golin vendimar të takimit. Kështu pas 25 javësh kampionat Barcelona udhëheq La Liga-n me 55 pikë, 2 më shumë se Real Madrid i vendit të dytë.

Ne.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

EMRAT/ I vendosën tritol në banesë një qytetari, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim i riu dhe vihen nën hetim dy të tjerë

EMRAT/ I vendosën tritol në banesë një qytetari, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim i riu dhe vihen nën hetim dy të tjerë