Milani e Atalanta fitojnë dhe 'prekin' Championsin, nuk gabojnë Juventusi e Interi, Atletico sheh titullin (VIDEO)

TIRANË- Milani e Atalanta janë vetëm tre pikë apo një fitore larg kualifikimit për në Champions League sezonin e ardhshëm. Milani në Torino dëfrehet dhe pasi mposhti Juventusin i shënon një mal me gola edhe ekipit “granata”. 7-0 e fitoi Milani ndeshjen e javës së 36-të në transfertë duke turpëruar ekipin vendas. Dy gola shënoi Theo Hernandez , tre herë e tundi rrjetën Ante Rebic dhe nga një herë realizuan edhe Brahim Diaz e Kessie. Kuqezinjve u mjafton fitorja me Cagliarin të dielën dhe janë në Champions. 

Atalanta mundi lehtësisht 2-0 Beneventon dhe i mjafton fitorja ndaj Genoas në ndeshjen e parafundit për të “kapur” Championsin. Luis Muriel dhe Pasalic ishin autorët e golave. Pas humbjes shokuese që pësoi ndaj Milanit,  Juventusi u rikthye tek fitorja por sërish nuk e ka në dorë fatin e kualifikimit sezonin e ardhshëm në Champions. Bardhezinjtë fillimisht u trembën por më pas e mposhtën Sassuolon 3-1 dhe mbeten një pikë larg Napolit të vendit të katërt. Buffon i priti penallti Berardit dhe më pas shënuan Rabiot dhe Ronaldo për skuadrën e Pirlos. Raspadori ngushtoi epërsinë por Dybala mbylli llogaritë. Për portugezin dhe argjentinasin ishte goli i 100-të me fanellën e Juventusit.

Interi edhe pse kampion i Italisë nuk fal. Zikaltërit mposhtën edhe Romën në “San Siro” me rezultatin 3-1 dhe ngjiten në kuotën  e 85 pikëve. Brozovic, Vecino dhe Lukaku shënuan për Interin ndërsa autori i golit për verdhekuqtë ishte Mkhitaryan. Fitoi edhe Lazio që likuidoi Parmën.

Ndërsa në La Liga Atletico Madrid sheh titullin më pranë se kurrë. Skuadra e Simeones mundi 2-1 Real Sociedad dhe ngjitet në kuotën e 80 pikëve ,katër më shumë se Barcelona e pesë më shumë se Reali dy ndeshje nga fundi. Carrasco dhe Correa ishin autorët e golave dhe tashmë titulli është vetëm dy hapa larg./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rey Manaj 21 gola në Turqi, shënon në shtesë dhe 'fik' ëndrrën e Fenerbahces për titullin

VIDEO/ Rey Manaj 21 gola në Turqi, shënon në shtesë dhe 'fik' ëndrrën e Fenerbahces për titullin