Milani fiton me lehtësi edhe në Europë, ngec Roma (GOLAT)

Milani i Stefano Piolit po shkëlqen edhe në Europë. Kuqezinjtë kaluan lehtësisht 3-0 në “San Siro ndaj Spartës së Pragës dhe kryesojnë grupin H të Europa League me 6 pikë pas dy ndeshjeve të para. Dueli foli vetëm për Milanin që zhbllokoi rezultatin me Brahim Diaz ndërsa më pas Ibra gaboi një penallti. Në pjesën e dytë suedezi i la vendin Leaos që dyfishoi rezultatin dhe mbrojtësi Dalot mbylli llogaritë duke shënuar golin e tretë. Roma e Kumbullës ngeci në një barazim pa gola me CSKA-në e Sofies dhe ngjitet në kuotën e 4 pikëve në grupin A.

Napolit nuk i lejohej një tjetër hap fals dhe djemtë e Gatusso-s nuk gabuan sërish. Në transfertë ndaj Real Sociedad Napoli triumfoi 1-0 falë golit të Politano dhe siguroi tre pikët e para në grupin F të Europa League. Paraqitje shumë të mirë bëri edhe Hysaj.

Nga ekipet angleze Arsenali di vetëm të fitojë. Topçinjtë e Londrës mposhtën pastër 3-0 Dundalk në “Emirates” dhe e kryesojnë grupin B në kuotën e 6 pikëve nga po kaq të disponueshme.

Ndërsa Tottenham u surprizua në Belgjikë nga Royal Antwerp që fitoi 1-0 duke acaruar edhe teknikun Mourinho. Nga dy fitore në po kaq ndeshje kanë siguruar në grupet respektive Benfica, Rangers, Az Alkmar, Braga, Leicester dhe Villarreal./ Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Përvjetori i pavarësisë dhe çlirimit, a është bërë Shqipëria ajo që ëndërruan heronjtë tanë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Milani nuk përmbahet as pa Ibrën, likuidon Fiorentinën! Barcelona shkatërron Osassuna-n