Milani ka konkurrencë, tri klube të Premier League 'trokasin' për Armando Brojën

Milani ka konkurrencë, tri klube të Premier League 'trokasin' për Armando Brojën

Armando Broja

Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja u kthye nga huazimi te Fulhami në fund të sezonit. Pas gjashtë muajve të parë të kaluar me Blutë, ku iu desh gjithashtu të përballej me një problem në gju pas një këputjeje të ligamentit kryqëzues, lojtari shkoi në huazim te “Cottagers”, ku bëri vetëm 8 paraqitje dhe dha një asistim.

Tashmë futbollisti, që po përgatit debutimin në Europianin 2024 me Shqipërinë, ka një dëshirë të madhe për t’u rikthyer në rrugën e duhur dhe për të treguar vlerën e tij.

Tri ekipe duan Brojën

Sipas raportimeve nga “Sky Sports UK”, Broja ka përfunduar në fokusin e tri skuadrave të Premier League-s: Wolverhampton, Southampton dhe Everton.

Blutë do të dëgjojnë të gjitha ofertat për sulmuesin, me Wolves që thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë një kontratë shumë vjeçare dhe të blejnë lojtarin plotësisht, por së pari ata do të duhet të bëjnë disa shitje.

Nga ana tjetër, “The Toffees” duhet të presin lajme nga shoqëria për mënyrën e operimit, ndërsa Southamptoni është më shumë i interesuar për një huazim (e kishte në formë huazimi Brojën tre sezone më parë).

Edhe Milani në “lojë”

Edhe Milani po i kushton vëmendje sulmuesit shqiptar. Në fakt, skuadra kuqezi synon të rinovojë sulmin, veçanërisht pas largimit të Olivier Giroud. Ndër elementët e gjetur do të ishte edhe sulmuesi i Chelseat, me “Djallin” që në çdo rast do të rriste konkurrencën.

Dje në skenë doli edhe Uolfsburg në Bundesligë, me ish-trajnerin Ralff Hasenuttl që dëshiron një bashkim me Brojën.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg