Milani kalon në çerekfinalet e KUpës, United kryeson e vetme dhe Atletico nis 'arratinë' në La Liga (VIDEO)

TIRANË- Edhe pse me shumë  vështirësi Milani është skuadra e parë e kualifikuar për në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Në mbrëmjen kur Ibrahimovic u kthye në fushë për të luajtur një pjesë loje pas 51 ditësh dhe me lojtarët më pak të aktivizuar deri tani kryesuesit e Serisë A nuk shënuan dot në 120 minuta lojë që u mbyllën pa gola. Tek penalltitë Milani u tregua perfekt pasi i shënoi të pesta penalltitë ndërsa heroi ishte portieri Tatarusanu që priti penalltinë e Rincon dhe i dha kualifikimin kuqezinjve ndaj Torinos me rezultatin 5-4 pas penalltive.

Manchester United merr e vetme kryesimin e Premier League. Pas plot 8 vitesh “Djajtë e kuq” janë të vetëm në komandë pasi fituan 1-0 në transfertë ndeshjen e prapambetur ndaj Burnley. Vendosi një gol i bukur i Pogba.

Ndërkaq Atletico Madrid bën prova arratie në kryesimin e La Ligas në Spanjë. Skuadra e Diego Simeones fitoi pastër 2-0 ndaj Sevillas në Madrid ndeshjen e prapambetur të javës së parë dhe ngjitet në kuotën e 41 pikëve katër më shumë se Real i vendit të dytë. Golat janë shënuar nga një për pjesë me autor Correa dhe Saul./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës