Milani 'ngec' dhe i largohet Europës, goleadë e Interit (VIDEO-Golat)

Milani bën një frenim të shëmtuar në garën për një vend në Kupat e Europës. Kuqezinjtë janë përplasur me një mur të quajur Spal dhe nuk kanë shkuar dot më shumë se një barazim 2-2 madje duke i shpëtuar humbjes.Në pjesën e parë Spal morri avantazhin e dyfishtë me golat e Valoti dhe supergolin e Floccari por më pas mbeten me një lojtar më pak dhe Milani në fraksionin e dytë arrin të barazojë.Leao ngushtoi diferencën duke tundur rrjetën dhjetë minuta nga fundi dhe barazimi erdhi në ekstreme falë një autogoli nga Vicari që kishte fatin e keq me vete. Milani ngec ndërsa dueli i radhës ka një vështirësi më të madhe pasi luan në Romë me Lazion.

Antonio Conte i përgjigjet menjëherë Juventusit dhe Lazios madje e bën këtë në mënyrën më spektakolare. Interi luajti tenis në “San Siro” ndaj Brescia duke fituar 6-0 madje pa pasur nevojë që nga minuta e parë për Lukakun dhe Eriksen. Gola shënuan të tërë. Young zhbllokoi sfidën dhe më pas me radhë Sanchez, D’Ambrosio,Gagliardini, Eriksen dhe Candreva.Zikaltërit blindojnë vendin e tretë por Juvja kryesuese mbetet shumë larg.

Në Premier League Chelsea humbet derbin e Londrës ndaj West Ham dhe vë në rrezik vendin e katërt që të dërgon në Champions. Dygolëshi i Willian nuk mjaftoi pasi vendasit fituan 3-2 me golin e fitores që erdhi nga Yarmolenko në limite.

Dy herë Aubameyang dhe nga një gol Granit Xhaka e Soares i dhanë Arsenalit një fitore komode 4-0 ndaj Norwich City ndërsa sonte City pret kampionët e Liverpool./ Përgatiti Andi Kapxhiu. 

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë

Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë