Milano/ ‘Më bezdisën kur po pija cigare!’ Ndoqi me thikë dhe kërcënoi fëmijët në park, arrestohet 39-vjeçari shqiptar

Milano/ ‘Më bezdisën kur po pija cigare!’ Ndoqi me thikë dhe kërcënoi fëmijët në park, arrestohet 39-vjeçari shqiptar

Foto ilustruese

Como- Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se ka kërcënuar me thikë një grup fëmijësh në Como disa ditë më parë.

Ngjarja ndodhi në një park të vogël në Albate, rajoni i Milanos, teksa pas kapjes ndaj të riut të dyshuar u ngritën akuzat kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Makina e patrullës u dërgua në parkun publik në ‘Via Canturina’, ku u raportua se një person po kërcënonte një grup fëmijësh ii armatosur me thikë.

Pas rrëfimit të fëmijëve të kërcënuar, oficerët kanë mbërritur menjëherë te 39-vjeçari shqiptar, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet një thikë rreth 20 cm e gjatë dhe një teh 8 cm. Pas ndalimit ai dëshmoi se shkoi të fëmijët sepse duke pirë duhan e bezdisnin atë dhe djalin e tij të vogël, që po luante me top në park, informon media italiane.

Shqiptari u mor nën hetim dhe u la të ndiqet penalisht në gjendje të lirë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 7 Shkurt, 09:13

    Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Kane 'dopio' nga penalltia dhe Sane, Bayern Munich kalon 3-0 Werder Bremen! Mbetet në krye të Bundesligës

GOLAT/ Kane 'dopio' nga penalltia dhe Sane, Bayern Munich kalon 3-0 Werder Bremen! Mbetet në krye të Bundesligës