Miliarderi amerikan Bill Gates: Vaksina kundër Covid të shpërndahet në bazë globale

Miliarderi amerikan Bill Gates: Vaksina kundër Covid të shpërndahet në bazë globale

Miliarderi amerikan, Bill Gates ka bërë bërë thirrje që secila vaksinë e zbuluar në të ardhmen kundër koronavirusit, të shpërndahet “në bazë globale”.

Gates ka folur për BBC-në, para mbajtjes së një samiti për vaksinën, në të cilën liderët botërorë dhe disa prej kompanive e individëve më të pasur në botë, synojnë të rrisin fondet për zhvillim të vaksinës për koronavirusin e ri.

Ai ka thënë se ndihma për vaksina “është më e rëndësishme se kurrë më parë” dhe se secili donacion nënkupton “që mund të ruajmë më shumë jetë njerëzish”.

Çdo fond i krijuar do të shfrytëzohet për dërgimin e secilës vaksinë të suksesshme në shtetet më të varfra në botë, derisa një pjesë do të ndahet për imunizim kundër sëmundjeve siç është polio dhe fruthi.

Pandemia me koronavirus ka dëmtuar fushatat për vaksinim në gjithë botën, që i bie se rreth 80 milionë foshnja kanë humbur rutinën e imunizimit.

Mirëpo Gates ka paralajmëruar se dezinformatat për vaksinat, përbëjnë kërcënim në përpjekjet për luftim të sëmundjeve – përfshirë Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fabio: 05/06/2020 05:26

    Buongiorno per mendin tim duhet te jete ne fuqi per disa rasate te ve canta te partenza ta dine njerezit mbase tremenda kur ligji eshte ne fuqi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin