Interpol operacion në 89 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen 7 milionë dollarë ilaçe kontrabandë, 72 të arrestuar

Interpol operacion në 89 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen 7 milionë dollarë ilaçe kontrabandë, 72 të arrestuar

Interpol ka zhvilluar një operacion të madh për goditjen e ilaçeve kontrabandë në 89 vende të botës përfshirë edhe Shqipërinë. Operacioni synon ilaçet e paligjshme që përbëjnë kërcënim të rëndësishëm për sigurinë e konsumatorit, duke përfshirë barnat e falsifikuara dhe ilaçet e devijuara nga zinxhirët e furnizimit të ligjshëm.

Operacioni i cili u zhvillua nga 3-10 tetor, ka çuar në 72 arrestime në mbarë botën, sekuestrimin e ilaçeve farmaceutike potencialisht të rrezikshëm me vlerë më shumë se 7 milionë dollarë, 325 hetime të reja dhe mbylljen e më shumë se 1300 faqeve të internetit.

Medikamentet kundër impotencës seksuale erektil vazhdon të jetë ilaçi më i kapur në nivel global, duke përbërë 22% të konfiskimeve gjatë operacionit. Agjentët psikoterapeutikë si antidepresantët, ilaçet kundër ankthit dhe stimuluesit ishin në vendin e dytë me 19 për qind, të ndjekur nga hormonet seksuale dhe ilaçet gastrointestinale me 12 për qind respektivisht.

Vendet e përfshira në operacion janë: Shqipëria, Angola, Armenia, Australia, Azerbajxhani, Bahreini, Bjellorusia, Benini, Bolivia, Bosnja dhe Hercegovina, Botsvana, Brunei, Bullgaria, Burkina Faso, Kamboxhia, Kameruni, Kanadaja, Kili, Kosta Rika, Qipro, Republika Demokratike e Kongos, Danimarka, Ekuadori, Etiopia, Finlanda, Franca, Gana, Greqia, Guatemala, Hong Kongu, Kina, Islanda, India, Indonezia, Irani, Iraku, Irlanda, Izraeli, Italia, Jordania, Kenia, Letonia, Libani, Lesotos, Malajzia, Maldive, Mali, Moldavia, Maroku, Mozambiku, Myanmari, Zelanda e Re, Nikaragua, Holanda, Norvegjia, Nigeria, Pakistani, Panamaja, Paraguaji, Peru, Filipine, Poloni, Portugali, Katar, Rumani, Rusi, Senegal, Serbi, Republika San Marino, Singapori, Sint Maarten, Sllovakia, Afrika e Jugut, Spanja, Zvicra, Suedia, Tanzania, Tajlanda, Timor Leste, Turqia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uruguai, Uzbekistani, Venezuela dhe Zambia.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor