Milo: Deklaratat e Yuri Kim nga më të fortat në 30 vite, kreditet që i dha PS të paprecedente (VIDEO)

Deklaratat e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila ia la përgjegjësinë për të ardhmen e Shqipërisë, kreu të PD, janë konsideruar nga më të fortat në 30 vitet e fundit nga kreu i Partisë Demokracia Sociale e Shqipërisë, Paskal Milo. Në emision "Repolitix" në Report TV, Milo tha se deklaratat ishin të drejtpërdrejta.  

"Në historinë 30 vjecare të demokracisë shqiptare kjo deklaratë e sotmja është nga më të fortat dhe më të drejtpërdrejtat. Deklarata të kësaj natyre ka bërë ambasadori Rajerson në fillim kur ka ardhur në mbështetje të PD dhe ai merrte pjesë edhe në mitingjet e PD", u shpreh Milo.

Milo u shpreh se kreditet që ambasadorja i tha Partisë Socialiste janë të paprecedente.

"Do të vazhdojnë negociatat edhe nesër, por jo në një tryezë institucionale por do të ketë negociatat dhe takime kokë me kokë të diplomatëve të ambasadores amerikane, ndoshta me zotin Basha dhe Kryemadhin dhe me qëllim që ti rikthehen çështjeve për të gjetur një mundësi për marrëveshje, por orët janë të kufizuara. Presioni është i drejtpërdrejtë. Kreditet i dha PS-së ambasadorja amerikane është e paprecedentë. Mund të ecet në këtë pistë që parlamenti të shkojë në gjendjen që është pa konsensusin e opozitës dhe të miratojë paketën e reformës zgjedhore", tha Paskal Milo.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:49
Milo-Oketës: Me këtë sistem nuk vini kurrë në pushtet! PS siguron mandatin e tretë (VIDEO)

Për Paskal Milon partitë politike nuk e duan një reformë gjithëpërfshirëse. Në emisionin 'Repolitix', Milo tha se me ketë sistem Partia Demokratike nuk vjen kurrë në pushtet, ndërsa Partia Socialiste siguron një mandat të tretë.

"Dy partitë e mëdha politike nuk duan një reformë gjithë përfshirëse. Në 2008 bënë një masakër nisur nga interesat e momentit. Kjo ka çuar që demokracia në Shqipëri të jetë shumë e çalë. Në vend që të bënim përpara kemi bërë prapa në parimin themelor të demokracisë që është vullneti i popullit të shkojë dhe të reflektohet në një përfaqësim direkt të vullnetit të popullit të shkojë dhe të reflektohet në një përfaqësim direkt. Ne nuk kemi përfaqësim direkt të vullnetit të popullit në këtë kuvemnd. ne kemi deputetë të emëruar nga kryetari i PS. Që këtu është cënuar parimi themelor i ndërtimit të një demokracie dhe për fat të keq dy partitë politike edhe LSI tre sot nuk duan ta ndryshojnë sistemin. Ndryshimi i sistemit i heq atyre privilegjet që kanë siguruar në këto vite. Ata kanë hallin e pushtetit dhe gjithsecili mendon se do ti vijë radha. PS ndodhet në pushtet prej 7 vitesh. Ka mjaftueshmërisht arsye të besohet se nëse qëndron ky sistem që është PS do të shkojë për të fituar një mandat të tretë. Opozita për mendimin tim, bën gabimin fatal që kërkon kompromis. Ajo duhet ta kishte bërë kauzë të fortë ndryshimin e sistemit. Me këtë sistem kjo opozitë nuk do të vijë kurrë në pushtet. Opozita do vinte në pushtet në rast se do të ndryshonte sistemi sepse do të zhbënte piramidën që ndihmon qeverinë ky lloj sistemi që kemi", tha Milo.

Nga ana e tij, ish-deputeti i PD, Gazment Oketa u shpreh i bindur se nëse bëhen zgjedhje ata vijnë në pushtet.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 04/06/2020 07:50

    Besojse listat e hapura do ishin dicka ndryshe , nese provohen mund te ken rezultat . Sa per perkrahien qe na japih te huajt , i falnderojme . Mirpo sa na duhet ne ,marrveshia dhe shqiperia , nukse u duhet te huajve . Te huajt , jan ketu te bejne punet e tyre ,perkrahin ate pjese te politikes qe u intereson atyre . A nuk perkrahen pushtetin e radhes ne 92 -97 , sa na bene cop-cope . Edhe sot perkrahet pa rezerva qeverisia , nga te huajt , sa fain ua faturojne atyre qe kane celesin e kashtes . Nje shtepi qe e qeveris-drejton- gjitoni , keq e me keq do shkoje . Askush te mos mendoj se na duan me shume te huajt , se ne njeri-tjeterin .

    Përgjigju
  • Sistim Leshi: 04/06/2020 05:10

    Sta ka fajne sistumi o injorant dhe arrogant bashke! Ta ka fajin politika jote qe spyet per hallet e popullit po shikon vetem interesat e tua personale! Per te ardhur ne pushtet duhet te fitosh zemrat e njerezve qe te votojne, bej 10000 sisteme po su interesove per hallet tona skemi per te votuar opoziten tuaj te deshtuar, sado qe nuk e kemi qejf Ps

    Përgjigju
  • vera: 04/06/2020 00:10

    DUHEN LISTA TE HAPURA ,,TE GJITHA TE TJERAT JANE LLAFE KOT....

    Përgjigju
  • Opordhitati: 03/06/2020 23:03

    Opotdhita vhen ne pushtet me 36 gusht kur te piqen rrusht

    Përgjigju
    • Cudi: 04/06/2020 01:29

      E shkaterroi PD dhe opoziten si koncept, sesi ja doli vetem ai e di

    • Shqiptar: 03/06/2020 23:52

      Hahahahaha. E mendoj ne te njejten menyre me ju. Lul Budallai e shkaterroi PD-ne.

  • Shqiperia: 03/06/2020 22:56

    Bravo zoti milo gjithmone greke je agjenture e lodhur haram buka e shqiperise bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit