Milot/ Dy persona me motor qëllojnë me breshëri një 45-vjeçar! I plagosuri dërgohet në spitalin e Traumës në Tiranë (VIDEO)

LEZHË - Një person mbeti i plagosur me armë zjarri në Milot të Kurbinit. Ngjarja ndodhi mesditën e së mërkurës (13 janar) në qendër të qytetit, ndërsa objekt i sulmit me armë ishte Ylli Ibrahimi 45-vjeç.

Ai është është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka dalë nga një lokal dhe autorët sipas të dhënave ishin dy persona të cilët lëviznin me një motorr dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nga të shtënat 45-vjeçari ka marrë plagë në disa pjesë të trupit dhe është dërguar për trajtim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjikale!

Dyshimet janë se atenati ka pasuar një konflikt mes Ylli Ibrahimit dhe autorëve, por ngjarja po hetohet edhe në pista të tjera. Policia dhe FNSH ushtruan kontrolle në kërkim të autorëve por pa rezultat.

Në vijim pritet dëshmia e 45 vjeçarit Ylli Ibrahimi për të hedhur më shumë dritë mbi autorët dhe motive e ngjarjes, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua disa gëzhoja si dhe pritet të analizohen kamerat e sigurisë të disa biznesve pranë vendit të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:22
Plagosja me armë në Milot, pamje nga vendi i ngjarjes

Pamjet e mëposhtme janë nga vendi i ngjarjes në zonën e Milotit, Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

1610540433_Screenshot5.jpg

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet