Mimi Kodheli zgjidhet kryetare e Grupit Parlamentar Socialist në Asamblenë e NATO-s

Mimi Kodheli zgjidhet kryetare e Grupit Parlamentar Socialist në Asamblenë e NATO-s

Mimi Kodheli

Nga data 27 maj 2022 në Vilnius të Lituanisë është duke u mbajtur Sesioni i Pranverës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. 

Mimi Kodheli u zgjodh kryetare e Grupit Parlamentar Socialist brenda Asamblesë Parlamentare të NATO-s, pas një votimi në mënyrë unanime.

Në fokus të këtij sesioni që ishte parashikuar të mbahej në Kiev është duke u diskutuar situata në Ukrainë, masat konkrete që janë adaptuar nga Aleanca dhe përgjigjia ndaj agresionit rus.

'Falenderoj të gjithë anëtarët e Grupit Socialist të Asamblesë NATO, për besimin, mbështetjen dhe votimin unanim në zgjedhjen time si Kryetare të Grupit Socialist të kësaj Asambleje. Eshtë për herë të parë që një përfaqësues i Shqipërisë kryeson një prej 3 grupeve parlamentare, brenda Asamblesë NATO.'- shkruan Kodheli.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba