Ministrat e BE bien dakord: Sanksione të reja ndaj Rusisë! Armët bërthamore, bota në alarm nga kërcënimet e Putin

Ministrat e Jashtëm dhe zyrtarë të lartë nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Koreja e Jugut kanë shprehur "shqetësimin e tyre të madh" në lidhje me kërcënimet që vijnë ndaj sigurisë së objekteve bërthamore në Ukrainë, shkruan CNN.

Zyrtarët e lartë të botës lëshuan një deklaratë të përbashkët  pas një takimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara menjëherë pasi presidenti rus Putin urdhëroi mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve në mënyrë që të forconte përpjekjet në pakësim të ushtrisë së tij në Ukrainë.

 “Ne kemi vendosur të marrim masa të mëtejshme kufizuese kundër Rusisë sa më shpejt të jetë e mundur në koordinim me partnerët”, theksoi Jozef Borrell,

“Më 21 shtator, Rusia zgjodhi një rrugë konfrontimi duke shpallur një mobilizim të pjesshëm në Rusi, duke mbështetur organizimin e referendumeve të paligjshme në territoret ukrainase të pushtuara aktualisht nga Rusia dhe duke kërcënuar sërish me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë”, tha Borrell.

“Referencat për armët bërthamore nuk e tronditin vendosmërinë, dhe unitetin tonë për të mbështetur Ukrainën dhe mbështetjen tonë globale për aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e saj territorial për aq kohë sa është e nevojshme”, shtoi ai.

Ndërsa Putin kërkon mënyra për të ndarë më shumë burime për pushtimin e tij të trazuar të Ukrainës, ai paralajmëroi shtetet e tjera që të mos sulmojnë territorin rus dhe aludoi për ndëshkim bërthamor nëse dikush vendos ta bëjë këtë.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Brut..: 22/09/2022 21:04

    Po keta jane me budallenj se ai budallai i mafh..kshu thane ne fillim qe sdo kete lufte e lufta filloi,sdka kellqe per arme berthamore po budallait sja ke besen...jane ne rrgull keta po mjere njerzit e shkrete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale