Ministri grek: Biseda me Ramën dhe kushtet që i vendosi Mitsotakis për integrimin! Ende s'kemi raport për Kaficas

Ministri grek: Biseda me Ramën dhe kushtet që i vendosi Mitsotakis për integrimin! Ende s'kemi raport për Kaficas

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Denidas gjatë një interviste për mediat në Athinë ka zbuluar atë që u diskutua në takimin mes kryeministrit Mitsotakis dhe homologut shqiptar Edi Rama gjatë asamblesë së OKB-së pak ditë më parë në SHBA.

Kryediplomati grek e vendosi edhe njëherë theksin te respektimi i të drejtave të minoritetit grek, që sipas tij është kusht për integrimin e Shqipërisë. E ndërsa pas pak ditësh  mbushet një vit nga vrasja e ekstremistit grek Kacifas në Bularat, Denidas u shpreh se nuk ka ende një raport nga Shqipëria.

Deklarata e plotë e ministrit të Jashtëm grek Dendias
Ne do të dëshironim që të dy vendet të ecnin përpara, ky është realiteti, ky është interesi i tyre dhe në të njëjtën kohë, interesi i Greqisë dhe BE-së. Por ata duhet të plotësojnë kushtet. Z.Mitsotakis u takua me z. Rama në Neë York, ku unë gjithashtu isha i pranishëm dhe i tha qartë: Vetëdeklarim për minoritetin grek. Ky nuk është pretendimi i Greqisë kundër Shqipërisë, por është një e drejtë themelore e njeriut. A mund të thotë dikush “Jo ti nuk je” kur ti mendon se i përket pakicës greke?

Z.Mitsotakis foli qartë me zotin Rama edhe për pronat duke i thënë: Vërtetë po përpiqeni të shpronësoni qytetarët tuaj sepse dëshironi zonën bregdetare të Himarës? Këto gjëra nuk kanë asnjë lidhje me diferencat mes Greqisë dhe Shqipërisë, ato kanë të bëjnë me të drejtat themelore të njeriut dhe ligjit evropian. Në rast vështirësish, pala greke është e gatshme t’u ofrojë atyre ndihmë dhe ekspertizë, po ashtu dhe BE.

Por, nëse nuk shfuqizohen ligjet për pronën që kemi këtë 1 vit e gjysëm do të jetë e vështirë që procesi i pranimit të Shqipërisë të vazhdojë me aprovimin e Greqisë. Për ne, kjo është thjesht një kusht. Pala shqiptare ofroi një kompromis me ne, por ai nuk mjafton.

Dhe po e përsëris, jo sepse duam t’i detyrojmë. Dhe e them këtë sepse nuk dua që shqiptarët të mendojnë se Greqia u shkakton atyre probleme, por sepse është në interes të shoqërisë shqiptare. Shqipëria, qeveria, duhet të afrohet me pakicën greke, ata në fund të fundit janë qytetarët e saj.

Për pak ditë mbushet një vit nga incidenti shumë i pakëndshëm në Bularat ku gjeti vdekjen  minoritari Konstandinos Katsifas. Më kujtohet atëherë, prisnim ditë për ditë, javë pas jave, për të mësuar mbi shkaqet e vdekjes së Katsifas. Kanë kaluar muaj dhe po mbushet një vit dhe ne ende nuk e kemi raportin nga pala shqiptare.

Intervista e ministrit te Jashtem te Greqise 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 15/10/2019 22:36

    Ikni ore bajga terroristë flisni ju për te drejta themelore te njeriut ju qe shkaterruat e degjeneruat popuj te të tërë . Car jane 10 miljon grekë? A nuk jane sllave, shqiptare, kretas, turq, arumene, arabe etj etj qe i bete ”grekë”? Si dhe pse i tjetersuat?

    Përgjigju
  • Mato Gruda: 14/10/2019 17:05

    Ca dun kto per kacifas? Doli me kallash dhe e keputen. 1 rob.ir me pak.

    Përgjigju
    • Fr: 15/10/2019 06:05

      Fiks

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë, 55 të burgosur lënë sot burgun e Drenovës, 73 të tjerë përfitojnë ulje dënimi

Korçë, 55 të burgosur lënë sot burgun e Drenovës, 73 të tjerë përfitojnë ulje dënimi