Ministri Hasani takon ambasadorin britanik Abbott: Lidhje të forta politike, bashkëpunim për mbrojtjen, sigurinë kibernetike, energjinë dhe nxitjen e investimeve

Ministri Hasani takon ambasadorin britanik Abbott: Lidhje të forta politike, bashkëpunim për mbrojtjen, sigurinë kibernetike, energjinë dhe nxitjen e investimeve

Ministri Igli Hasani dhe ambasadori britanik Nicholas Abbot, gjatë takimit

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka takuar sot ambasadorin britanik të akredituar në Tiranë, Nicholas Abbott.

Tematika të diskutimeve mes tyre kanë qenë thellimi i bashkëpunimit të mëtejshëm dypalësh mes vendeve dhe projektet në fusha të reja.

Vetë ministri Hasani, në postimin e tij të shkurtër në platformën X, shkruan se ka mirëpritur “thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike, energjisë, infrastrukturës” dhe sigurisht “nxirjen e investimeve britanike në Shqipëri”

Postimi i ministrit Hasani:

“Me Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar ???????? në Tiranë, Nicholas Abbott, me të cilin vlerësuam lidhjet e forta politike dhe partneritetin midis vendeve tona.

Mirëpresim thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike, energjisë, infrastrukturës si dhe nxitjen e më shumë investimeve britanike në Shqipëri”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve