Ministri i Jashtëm gjerman në Kiev: 
Dialog për krizën e Ukrainës

Ministri i Jashtëm gjerman në Kiev: <br />Dialog për krizën e Ukrainës
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë,Frank-Walter Steinmeier gjatë një vizite në Kiev ka deklaruar se shpresonte që të arrihej dialogu në bisedimet që do të zhvillohen kësaj jave në tavolinën e rrumbullakët dhe se zgjedhjet presidenciale të 25 majit do të luanin një rol vendimtar për daljen e vendit nga kriza.
 
“Situata në Ukrainë mbetet e rrezikshme dhe kërcënuese”- u shpreh ministri gjerman, duke shtuar se: “Prioritet mbetej pjesëmarrja sa më e madhe në votimet për zgjedhjet presidenciale të 25 Majit”. Sipas Steinmeir këto zgjedhje do të luajnë një rol vendimtar në daljen e vendit nga kriza.
 
Gjatë takimit që ministri i jashtëm gjerman zhvilloi me kryeministrin ukrainas, ky i fundit u shpreh se çelësi i zgjidhjes nuk ishte në Kiev, por në Moskë.
 
Nga ana tjetër kryeministri ukrainas Yatseniuk u shpreh se “Pas referendumeve në rajonet lindore të Ukrainës qëndronte Rusia dhe se çelësi i zgjidhjes së situatës në Ukrainë nuk ishte në Kiev, por në Moskë dhe se sa më shpejt të ndalej Rusia në mbështetjen që u jepte separatistëve dhe terroristëve, aq më shpejt do të përmirësohej situata.”
 
Tavolina e rrumbullakët e bisedimeve sipas Kievit mund të fillojë ditën e mërkurë, por nuk është bërë të ditur se cilat grupe do të marrin pjesë. Sipas presidentit ukrainas “terroristët” nuk do të marrin pjesë në bisedime, ndërkohë që Moska ka deklaruar se bisedimet nuk mund të zhvillohen pa dialogun mes Kievit dhe separatistëve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët