Peleshi paralajmëron prishjen e kontratave për mirëmbajtjen e helikopterëve 'Cougar': Do e ndajmë në një proces gjyqësor

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pranoi problemet me kontratat e mirëmbajtjes së helikopterëve, Cougar, duke paralajmëruar edhe për përballje në gjyq.

Ministri i Mbrojtjes shtoi se nga katër helikopterë, tre prej tyre ndodhen aktualisht për mirëmbajtje jashtë vendit. Njëri prej tyre gjendet i parkuar në Itali, në një situatë të komplikuar me kompaninë e kontraktuar për mirëmbajtjen e tij, teksa shtoi se edhe kostot e mirëmbajtjes janë shumë të mëdha.

“Ne e mirëmbajmë flotën ajrore jashtë vendit dhe kostot janë të mëdha, vështirësitë e mirëmbajtjes janë të mëdha. Ka nja problem me helikopterin Kugar që prej Gushtit 2020. Ka bërë ulje të detyruar në Itali, një kompani franceze që bëri mirëmbajtjen nuk arriti ta sjellë në Shqipëri, kompania pretendon se nuk u ul për probleme e veta, ne pretendojmë se u ul për faj të tyre,  u kontraktua një palë e tretë që duhet të bëjë inspektimin për të na thënë kush e pati fajin… kemi një faturë për tu paguar por se kemi paguar, këtë mund ta ndaj një proces gjyqësor. S’dua ta paragjykoj. (...) Nuk duam të bëjmë më procedura prokurimi për mirëmbajtjen, sepse forca jonë e negocimit, hartimit dhe monitorimit të menaxhimit të kontratave të komplikuara nuk është aq sa e një agjencie të specializuar”, tha Peleshi. 

Në përgjigje të opozitës, ai shtoi se Shqipëria nuk i ka kapacitetet për të blerë 50 milionë Euro për një avion për shuarjen e zjarreve.

 “Unë mendoj që ne jemi një vend i vogël dhe nuk ia vlen që të investojmë për të patur avionin tonë apo avionët tanë sepse një avion kushton 50 milionë Euro. Nuk jemi akoma në atë fazë që ne të investojmë 50 milionë Euro për ta përdorur një muaj një avion, shtuar më pas  kostot e mirëmbajtjes, që janë shumë të mëdha”, tha Peleshi.

Pyetjes së deputetit të PD, Ervin Salianji nëse zjarri i rënë në ishullin e Sazanit  ishte i qëllimshëm për t’i hapur rrugë investimeve për zhvillimin e turizmit atje,  ministri iu përgjigj se gjithçka është spekulim.

“Akuza për zjarret në publik është që ishulli i Sazanit është i qëllimshëm për t’i hapur rrugë privatizimit për të ndërtuar hotele me 5 yje nga oligarkë afër jush”, tha Salianji.

“Politikë sempliste, banale dhe nuk besoj që ngjit me opinionin publik se ka arritur një lloj pjekurie opinioni publik. Bëj politikë si të duash ti, s’më jep mua llogari si do ta bësh ti politikën, por mos vër fjalët e tua në gojën time se kjo është e padrejtë”, iu përgjigj Peleshi.

Gjatë komisionit, Peleshi drejtoi gishtin edhe nga bashkitë, për të cilat tha se duhet të reagojnë në kohë në rastet e zjarreve dhe jo gjithçka sipas tij zgjidhet vetëm me kapacitetet ajrore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:43
‘Charteri i jep dinjitet vendit’, opozita ‘përplaset’ me Peleshin: Kjo tregon ku ka degraduar arroganca dhe korrupsioni

 

Chateri me të cilin lëviz kryeministri Edi Rama është kthyer në objekt debati mes opozitës dhe ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit. Deputeti demokrat, Ervin Salianji e pyeti ministrin se a është e nevojshme të kemi një charter për të lëvizur Rama, kur nuk kemi kapacitete për të përballuar zjarret.

Peleshi iu përgjigj se charteri tregon dinjitetin e një vendi.

“Charter ka lidhje me dinjitetin e një shteti, helikopter është diçka tjetër, s’kanë lidhje me njëra tjetrën, adresojeni ku të doni pyetjen”, tha Peleshi.

Një replikë erdhi sërish nga deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj, i cili tha se kjo përgjigje e minsitrit tregon degradimin e arrogancës dhe korrupsionit në në vendin tonë. Xhaferraj tha se në një kohë, ku zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura i shuajnë zjarret me lopata, qeveria kujdeset që të japë dinjitet Ramës me charter.

“Charteri i jep dinjitet shtetit dhe kryeministrit, e thënë natyrshëm tregon shkallën ku ka degraduar arroganca dhe korrupsioni, kryeminsitrat e vendeve nordike që shkojnë në punë me biçikletë nuk e di se kush ja jep dinjitetin, ne kemi degraduar, investojmë ti japim dinjitet kryeministrit me charter. Kryeministri nga charter flet për satelitë dhe ata punonjësit e emergjencave civili shohin nga qielli për të parë satelitë. Kjo është Shqipëria”, tha Xhaferraj.

Ora 12:54
Një oligark ka kërkuar privatizimin e ishullit të Sazanit? Ja si përgjigjet ministri i Mbrojtjes

Një debat është zhvilluar mes ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshit dhe deputetit demokrat Ervin Salianji në Komsionin e Sigurisë. Ky i fundit e pyeti ministrin nëse zjarri në Sazan ishte i qëllimshëm, pasi duan t’ia japin oligarkëve pranë qeverisë për të ndërtuar hotel.

Por kjo u mohua nga minsiti, i cila tha se këto janë spekulimi, nuk ka asnjë kërkese, teksa theksoi se ajo zonë nuk jepet për privatizim.

Salianji: Ngaqë nuk i shuani, dot e merrni me të qeshur me një lopatë  e gjethe, prandaj ju kemi thirrur më parë. para se të nisë sezoni. A keni dijeni kërkesë aplikim apo ndonjë formë të caktuar nga ndonjë kompani oligark apo institucion publik që kërkon në përdorim të ishullit të Sazanit, duke kërkuar nga ju që ta nxirrni nga plani juaj, dhe a është e njëjta kërkese eshë te zona në Karaburun. Akuzat për zjarret ne publik janë që është zjarr i qëllimshëm për të ndërtuar hotel me pesë yje nga oligarkë afër jush. Drejtoria  e përgjithshme e emergjencave civile, kapacitet që kanë?.

Peleshi: Ka arritur një lloj pjekuri opinioni publik ti ndajë gjërat, nuk e thash në asnjë moment që ne nuk ja vlejmë të kemi helikopterë. Nuk të lejoj ti keqinterpretosh fjalët e mia. Bëj politikë si të duash ti, po mos vër fjalët e tua në gojën time, nuk tash se nuk ja vlen të kemi helikopter, kemi dhe do kemi edhe më shumë, jemi duke modernizuar forcat ajrore edhe me helikopter black haëk. Tash nuk kemi leverdi të kemi avionë se kushtojnë.

Nuk kemi asnjë kërkesë për privatizimin të bazës, nuk mund të privatizohet baza, nuk është një bazë e mirëfilltë, ndihmesë. Nuk ka kërkesë, s’ka privatizim, s’ka lidhje zjarri me konspiracionet për të hapur territore për të ndërtuar. Këto janë spekulime”, tha Peleshi.

Vendi ynë është përfshirë nga vatra zjarri që në nisje të sezonit për shkak të temperaturave të larta, por një zjarr i përmasave më të mëdha përfshiu ishullin e Sazanit në fillim të muajit qershor. Vatra e zjarrit në ishullin e Sazanit u shua pas katër ditësh me ndërhyrjen e një avion tip Canadair CL 415 nga Greqia.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/06/2022 03:22

    Jam dakord qe kryeministri te perdore Charter,ne te fundit nuk e ka te vetin,sot e ka Rama,neser mund t'a perdore nje kryeminister i opozites.Sa per justifikimin e Peleshit per mos blerje avioni,me duket qesharak, kur mendon qe keta duan te kene satelite,dhe jo pak ,por dy!Bera nje kerkim ne internet dhe gjeta disa te dhena interesante per koston e sateliteve:Nje satelit kushton 10 milion-400 milion$,2000$/kg kushton rezervimi i nje orbite per satelite,te marresh me qera nje satelit kushton 250 $/jave.Tani,e pranoj qe mirembajta e helikoptereve kushton,por nga te dhenat,satelitet kushtojne me shume se avionet.

    Përgjigju
  • Albi: 27/06/2022 16:19

    Nermal se nuk keni, se tu vjedhe i mall e i vogul shqipnin. Lavdi PPSH

    Përgjigju
  • Viçidol çepani: 27/06/2022 14:52

    O Peleshi po thuheje o të vërtetën,salihinjani prej Dushari ka të drejtë,atë ishullin "Sazanin" si i thonë atij edhe unë që jam prej Viçidoli e di,atë do t'a marrë ologark BABALJA ai mo derbardhë që e ka shok sahilnjani prej Dushari ky çuni i shegës me burrin e dytë,traktoristin mo derbardhë...po thuheje o pelesh thueje se i bëhet qefi shegës sumës më falni dumës , jo po çfar pelesh e shiti shtrenjt videon Alla salianj-lulush BABALJA ore , i lumtë tani oligark .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

S'ka derbi shqiptarësh në Serie A, dëmtohet Ylber Ramadani

S'ka derbi shqiptarësh në Serie A, dëmtohet Ylber Ramadani