Reagimi i parë nga Italia pas vendimit të Kolegjit, ministri telefonon Ramën e Bashën: Do monitorojmë zgjedhjet e 30 qershorit

Reagimi i parë nga Italia pas vendimit të Kolegjit, ministri telefonon Ramën e Bashën: Do monitorojmë zgjedhjet e 30 qershorit

Italia reagon e para në rang ndëkrombëtar, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi dekretin e Presidentit Ilri Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. 

Ministri i Jashtëm italian, Enzo Moavero ka pasur një telefonatë me kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës joparlamentare Lulzim Basha, ku siç bëhet e ditur nga ministria e Jashtme italiane, zyrtari italian u ka konfirmuar të dyve, se është me rëndësi që të shmanget dhuna në zgjedhjet e 30 qershorit dhe apelon për dialog mes palëve për të siguruar zgjedhje të qeta në 30 qershor.

Ai ka theksuar "rëndësinë thelbësore për të siguruar në mënyrë absolute respektin ndaj rregullave themelore të demokracisë, dhe sundimit të ligjit".

"Pavarësisht divergjencës së vlerësimeve midis forcave politike shqiptare, është thelbësore të shmangen të gjitha format e dhunës dhe të shprehen mendimet dhe qëndrimet përkatëse në mënyrë demokratike", përsëriti ministri.

Ministri i Jashtëm italian, bën të ditur se zgjedhjet do të monitorohen nga një mision ndërkombëtar i udhëhequr nga OSBE-ODHIR, vëzhgues nga shumë vende të tjera, përfshirë edhe Italinë.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ancona: 24/06/2019 15:34

    Me kuljtohet fare mire qe ne zgjedhjet administrative per njesine.10, te cilat u perseriten, nuk merrte pjese PS qe atehere ishte ne opozite por prape zgjedhjet u bene.

    Përgjigju
  • Ardi: 24/06/2019 15:30

    Me kuljtohet fare mire qe ne zgjedhjet administrative per njesine.10, te cilat u perseriten, nuk merrte pjese PS qe atehere ishte ne opozite por prape zgjedhjet u bene.

    Përgjigju
  • Eri: 24/06/2019 15:13

    Ja shtetet mike te shqiperise qe i duan tmiren vendit,na mbeshtesin ne kohe te veshtira,USA,Italy,Austria,Suedia,Kroacia,cekia....

    Përgjigju
  • Toscana: 24/06/2019 14:50

    Ore a jeni ne terezi ju apo jo cfare zgjedhjesh do monitoroni ju kur merr pjese vetem nje parti, Keni ikur te gjithe per lesh

    Përgjigju
    • katastrof: 24/06/2019 18:22

      na gjeti belaja me 50 parti ne votime njerezit thone skemi ke te votojme ehhhh shqiptar o shqiptarrrrr.vetem koburja i lan hesapet

    • Alboz: 24/06/2019 15:14

      Janë 35 parti të regjistruara për zgjedhjet e 30 Qershorit. Gjej një dhe votoje. Partia e zemrës tënde, nuk ja mbajti b*tha dhe nuk mer pjesë.

    • O tej: 24/06/2019 15:04

      Kane shkuar per lesht e Monikeds

    • Milano: 24/06/2019 14:53

      Toscanaaaaa ke ikur ti per leshhhh, sta ka faj njeri se nuk do bytha te futesh ne zgjedhje, nuk merr pjese nje parti o idottttt ke edhe BRD-en dhe te tjera

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin