Ministri i Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, mohoi ekzistencën e një populli ose kombi palestinez gjatë fundjavës, duke shkaktuar reagim nga Shtetet e Bashkuara vetëm disa javë pasi bëri thirrje që një qytet palestinez të "fshihej” nga harta.
Smotrich, një nacionalist hebre i krahut të djathtë, argumentoi se ideja e kombësisë palestineze u shpik në shekullin e kaluar si përgjigje ndaj lëvizjes sioniste për të themeluar Izraelin e sotëm.

“Kush ishte mbreti i parë palestinez? Çfarë gjuhe kanë palestinezët? A ka pasur ndonjëherë një monedhë palestineze? A ka histori apo kulturë palestineze? Asgjë. Nuk ka diçka të tillë me një palestinez”, tha Smotrich në një fjalim në Paris.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby kundërshtoi të hënën komentet, duke thënë se ato nuk do të ndihmonin për të qetësuar tensionet në rajon.
“Ne e kundërshtojmë plotësisht atë lloj gjuhe. Dhe është jashtëzakonisht e padobishme të përpiqesh të de-përshkallëzosh tensionet dhe të përpiqesh të gjesh një zgjidhje të qëndrueshme me dy shtete ndërkohë që flet me këtë lloj gjuhe.
Presidenca e Autoritetit Palestinez i kritikoi deklaratat e Smotrich si "raciste", duke i kunsideruar ato një përpjekje për të falsifikuar historinë.
Hamasi, lëvizja militante islamike palestineze që drejton Gazën dhe bën thirrje për shkatërrimin e Izraelit, i quajti gjithashtu raciste komentet e Smotrich, duke thënë se ato reflektojnë qartë politikat fashiste të zgjerimit të vendbanimeve koloniale dhe dëbimit të detyruar të popullit palestinez, mbi të cilin sipas tyre, u themelua shteti pushtues.
Komente


Rrace e poshter erdhen u vodhen token Palestineseve dhe tani bejne pronarin , kjo gje ndodh sepse i mbeshtetin ata amerikanet qe jane vendi me grabitqar ne bote por do tju vije ora e keqe dhe ketyre mbeturinave
PërgjigjuTerritori quhej palestin ne kohen kur popullsia ishte pothuajse 0z ( me pr quhej kanan) ashtu si quhet ballkani ku ndodhet shqipria… njesoj si t vin kinezet e te thon ne jemi ballkanasit e t duan t krijojn shtetin e tyre. E njetja gje dhe “palestinezet” qe jan arab por duan t krijojn shtetin e tyre vetem per te kundeshtuar izraelitet.
PërgjigjuDikush merr letren hogjenike dhe pastro gojen