Ministria e Arsimit jep 20 licenca për mësuesit ndihmës: Forcon qasjen për fëmijët me aftësi ndryshe

Ministria e Arsimit jep 20 licenca për mësuesit ndihmës: Forcon qasjen për fëmijët me aftësi ndryshe

Ministria e Arsimit njofton se ka shpërndarë 20 licencat e para për mësuesit pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA).  "Ky proces licencimi i mësuesit ndihmës forcon edhe më tej qasjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) për persona të profilizuar dhe profesional që u vijnë në ndihmë brenda klasës fëmijëve me aftësi ndryshe" thuhet në njoftim.

"Rritja e numrit të mësuesve ndihmës nga viti në vit është shoqëruar shumë pozitivisht edhe me rritjen e numrit të fëmijëve me aftësi ndryshe në sistemin arsimor parauniversitar. Kujtojmë se gjatë 2019-tës numri i mësuesve ndihmës është 940 mësues, rreth 34% më shumë se viti paraardhës. Ndërsa kjo është shoqëruar me një rritje prej 7% të nxënësve me aftësi ndryshe në sistemin arsimor parauniversitar" thotë më tej ministria e Arsimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet