Ministria e Brendshme: S'kemi drogë për të trajnuar qentë! Çela letër prokurorëve: Bashkëpunoni me policinë

TIRANË- Ministria e Brendshme i është "ankuar" Prokurorisë së Përgjithshme për mungesën e lëndës narkotike të nevojshme për të trajnuar qentë. Për këtë arsye, Kryeprokurori Olsian Çela u ka dërguar një letër drejtuesve të prokurorive për të pasur me tepër bashkëpunim me uniformat blu.

Në letrën që mban datën 14 janar të vitit 2020, siguruar nga gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, Çela u ka kërkuar prokurorëve që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me policinë për të gjitha rastet për t'i informuar mbi çështje ku janë sekuestruar lëndë narkotike, që të mos asgjësohet, por t'u vihet atyre në dispozicion.

“Ministria e Brendshme ka ngritur shqetësimin në lidhje me mungesën e lëndës narkotike për nevoja të trajnimit të qenve të shërbimit policor. Drejtuesit e prokurorisë të mbajnë komunikime me strukturat e policisë, për ti informuar mbi çështje të dërguara në gjykatë ku janë sekuestruar lëndë narkotike”, thuhet në letër. 

Si stërviten qentë me drogë? Qentë çdo ditë bëjnë stërvitje për të mos humbur aftësitë apo reflekset. Ata duhet të jenë në kontakt me drogën, kufomat, eksplozivin apo eurot, në mënyrë që të mos harrojnë erën e tyre. Kur dalin në aksion, qentë e dinë se çfarë duhet të kërkojnë. Në momentin që ai ndien erën e drogës dhe lëndëve të tjera, që është specializuar, ulet aty dhe nuk lëviz deri sa policia ta gjejë. 

Letra e ministrisë së Brendshme

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nest: 23/01/2020 05:42

    Merrni Edi Ramen se e keni te trajnuar skeni nevoj te hupni koh me qen pazarit

    Përgjigju
  • xXx: 22/01/2020 13:43

    Jepjani qenit ore shejtan mos e pini për vete...

    Përgjigju
  • Mondi: 22/01/2020 00:18

    Po Kui qut ato 670 kile si erdhen nga kolombia me kontinier apo firun rruges shtet hajdudash si tashi si perpara ne

    Përgjigju
  • Kafsha: 21/01/2020 20:19

    Yt bajga pse vetem kur ka droge trajnohen qente? I bie emoe meqenese nuk ka zjarr në qytet të mos kete zjarrfikese.. yyyyyt bajga politikane!

    Përgjigju
  • AltinTop: 21/01/2020 18:32

    Vazhdon tallaja sistematike me kyt popull te shkrete...

    Përgjigju
  • O lum e perrua: 21/01/2020 16:28

    Skan droge per te stërvitur qentë??? Hajde Portokalli hajde!!

    Përgjigju
  • Ariu: 21/01/2020 16:24

    E kanë marrë për vete policat hahahahah..

    Përgjigju
  • Gregu: 21/01/2020 16:08

    Merni shullazin, ska qen me të mir se ai. Rrac e mirfillt për drog.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës