Ministria e Financave: Gjergj Ndreca
u kompensua me 3 mijë $ në dorë

Ministria e Financave: Gjergj Ndreca<br />u kompensua me 3 mijë $ në dorë
TIRANE- Gjergj Ndreca i burgosuri politik i cili tentoi dje të vetëflijohej duke u djegur me benzinë ka marrë vetëm 3 mijë dollarë komensim e 6 viteve burg që ka kryer në kohën e komunizmit. Shifra është bërë publike sot në konferencë për shtyp të ministrisë së Financave.

Një zyrtar i kësaj ministrie deklaroi se se qeveria ka vazhduar të paguajë pa ndërprerje kompensimin e të burgosurve politikë për vitet e burgut që kanë kryer në kohën e komunizmit. Ministri i Financave tha se të gjithë grevistëve u është bërë kompensimi i këstit të parë, në vlerën 83 mijë dollarë ndërsa përsa i përket këstit të dytë një pjesë e madhe e tyre nuk kanë marrë pasi ishin nën moshën 85 vjeç Ndërkohë që shifra e shpërndarë në këtë këst është 28 mijë dollarë. Për këstin e dytë dhe ministria kishte kushtuar përparësi të burgosurve politikë që janë gjallë dhe mbi 85vjeç ashtu siç ishte rënë në marrëveshje me përfaqësues të kësaj shtrese.

LISTA E DEMSHPERBLIMEVE
tebela shperblime

Megjithatë nga nesër kjo ministri do të vijojë kompensimin e këstit të dytë dhe për ata që janë 65 vjeç. Zyrtari i ministrisë së Financave i cilësoi grevistët si ”të manipuluar politikisht” dhe renditi një nga një të gjithë emrat e të burgosurve grevistë por dhe sa është shuma e dëmshpërblimit që kanë marrë.
“Këta zotërinj që janë në grevë kanë marrë kompemsim nga janari 2009- 30 shtator 2012. janë të manipuluar politikisht”- tha zyrtari i ministrisë së Financave.

Ministria e Financave
Gjergj Ndreca
me dosje 17709 ka marrë këstin e parë 3 mijë dollarë. Më parë ka përfituar 7 mijë dollarë në letra me vlerë të përdorua nga privatizimi i fabrikave publike. Nuk ka marrë këstin e dytë sepse është nën 65 vjeç
Pal Shtjefni, zjarrvënësi i Ndrecës ka marrë 5800 dollarë dhe mbi 11 mijë dollarë letra me vlerë. Nuk ka marrë këstin e dytë sepse është nën 65 vjeç.
Asllan Patrioti
ka marrë këstin e parë por jo të dytin
Perikli Shtjefni (i cili njihet dhe Perikli Shqevi) ka marrë këstin e parë
Petrit Alimukaj ka marrë 2 këste
Ramazan Spahiu ka marrë këstin e parë
Xhemal Zhuri ka marrë këstin e parë
Vasil Koçi ka marrë këstin e parë
Gëxim Kucolli ka marrë këstin e parë
Sipas ministrisë së Financave “në këstin e parë janë dhënë 83 mijë dollarë, dhe në këstin e dytë 28 mijë dollarë. Ndërkohë që personat në grevë kanë marrë 13 mijë dollarë letra me vlerë.
“Një proces që vazhdon pa ndërprerje dhe qeveria ka marrë të gjitha masat për lëvrimin e fondeve. Ndërkohë që socialistët nuk dhanë asnjë dëmshpërblim”- tha Dorian Teliti, sekretar i përgjithshëm në ministrinë e Financave.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri

Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri