Ministria e Shëndetësisë konfirmon prezencën e variantit Delta, Manastirliu: Respektoni masat dhe vaksinohuni! Sot 22 raste të reja me COVID

Në vendin tonë është konfirmuar varianti Delta, i infeksionit Sars-Cov2. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se, nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2.

Konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, i dyshuar nga sinjalet laboratorike dhe tashmë i konfirmuar nga Laboratori i Referencës në Berlin, përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit në vendin tonë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një shënim në mediat sociale u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat parandaluese për përhapjen e COVID, ndërkohë që përsërit apelin që ata të vaksinohen si e vetmja mënyrë për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Sipas ministrisë qytetarët duhet të vaksinohen në qendrën më të afërt të vaksinimit, në qendër shëndetësore, qendrat e vaksinimit masiv apo me njësitë lëvizëse. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, vaksinat shpëtojnë jetë, ato veprojnë, reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Në bilancin e 24 orëve të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet me dije se nga 4078 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me COVID, 22 qytetarë. Sakaq nuk ka asnjë humbje jete për shkak të koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë i drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë rigorozisht masat parandaluese:

Vetëkarantinimin paraprak në rastet kur keni shenja të virusit Covid19 apo nëse keni patur kontakte me persona të konfirmuar me këtë virus. Edhe një herë, Ministria e Shëndetësisë apelon për vaksinim masiv, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Ftojmë qytetarët të kontaktojnë menjëherë me mjekun e familjes për çdo dyshim dhe të zbatojnë udhezimet e mjekut për protokollin e ndjekjes dhe trajtimit. Për çdo emergjencë shëndetësore kontaktoni në numrin unik 127 me Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore po bëjnë gati planin e ri të menaxhimit të situatës së COVID në stinën e vjeshtës ku pritet të ketë rritje të rasteve e përkeqësim. Kryetarja e Komitetit Teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli, tha në një intervistë për Report Tv se po përfundojnë strategjinë vjeshtë-dimër dhe pranverën e ardhshme, në lidhje me survejancën dhe më pas organizimin e sistemit shëndetësor për përballimin e skenarëve të ndryshëm që mund të ndodhin së shpejti.

Aktualisht në Shqipëri janë kryer 1,134,085 vaksinime, nga të cilat, 496,714 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës anticovid. Edhe sot vijon vaksinimi i hapur për çdo qytetar +18 vjeç në qendrat e vaksinimit kudo nëvend, deri në orën 8 të mbrëmjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:34
COVID19/ Asnjë humbje jete për 29 ditë radhazi, 22 raste të reja dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit

Kjo është dita e 29-të radhazi që në vendin tonë nuk është shënuar asnjë humbje jetë nga COVID-19. Gjatë 24 orët e fundit sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë nga 4,078 testime, kanë rezultuar pozitivë 22 qytetarë.

4 prej rasteve janë shfaqur në Elbasan, 3 në Tiranë, Kurbin, Kukës, 2 raste në Lezhë, Gjirokastër, Dimal, dhe nga 1 rast në Kavajë, Vlorë dhe Fushë- Arrëz.

Gjatë 24 orët e fundit, kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 14 pacientë.

Aktualisht janë 280 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë.

Statistika (25 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        22

Të shëruar në 24 orë     14

Të shtruar në spitale      9

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                4078

Testime totale             879,340

Raste pozitive             132,875

Raste të shëruara       130,139

Raste Aktive                       280

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              98

Elbasan            30

Kukës                29

Vlorë                26

Lezhë               26

Durrës              18

Shkodër           17

Fier                   14

Berat               13

Korçë                6

Gjirokastër        3

Ora 15:35
Konfirmimi i variantit Delta, Manastirliu: Të gjithë të jemi rigoroz në respektimin e masave parandaluese, vaksinimi arma më e fuqishme për parandalimin e infeksionit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pas konfirmimit të variantit Delta në vendin tonë. Ministrja nënvizon se duhet nga të gjithë respektim rigoroz i masave parandaluese, izolim i menjëhershëm në rast dyshimi si dhe vaksinim. Manastirliu thekson se kjo është arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusi.

‘Konfirmimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri nga laboratori i referencës Charite në Berlin, kërkon nga të gjithë respektim rigoroz të masave parandaluese, izolim të menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi të virusit COVID 19, dhe mbi të gjitha VAKSINIM • VAKSINIM • VAKSINIM, si arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetë!’- shkruan Manastirliu.

 

M.Q./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin për dozë të tretë vaksine për personat mbi 60 vjeç?

Komento

Komente

  • Vaxi: 26/07/2021 07:25

    Sillni vaksina të hajrit që të vaksinohen njerëzit

    Përgjigju
  • Iris: 25/07/2021 22:03

    /BARNABA/ ,ti s'ke nevoje te vaksinohesh //me mikrocipe//,ty qe tani t'i kane vene trute nen kontroll Iluminatet.

    Përgjigju
    • Barnaba: 26/07/2021 12:27

      Bravo Iris. E tregove me ane te sintakses (me '/', komand qe prdoret kur i referohesh dikujt ne bised) qe je frekuentuese e chatroom-eve. Po ironia ime ndaj propaganden vdekjeprurese te supaxhinjve shqipfoles pse provokoi reagim nga ti? Mos valle je nga chatroom-i 'Netedy' me moderator grek antishqiptar? Nese po, me thuaj cfare ndodhi me kercenimin qe me derguat pasi ju ekspozova 2 moderator? Pse nuk ma keni prere fytin, sic premtuat? Skutha...

  • Barnaba: 25/07/2021 14:30

    Jooo... Jo vaksina se ju fut mikrocipin ne gjak Illuminati! Ato mikrocipat qe jane aq te vegjel sa nuk i gjen ne asnje pajisje... Mikrocipa aq te vegjel sa asnje shkencetar, apo sherbim informativ, s'ka arritur t'i zbuloj deri tani brenda vaksinave... Mikrocipa qe funksionojn pa bateri (sepse bateri mikroskopike s'mund te prodhohet, e jo me te kene ngarkese elektrike te mjaftueshme per t'i dhene energji mikrocipit te imagjinuar). Dhe as antena mikroskopike nuk ka. Por ju mos besoni as mua, as organizatat nderkombetare te shendetesise, as qeverite boterore, as kompanite prestigjoze te lajmeve si CNN, BBC, etj. qe thone se vaksinat jane te dobishme dhe po shpetojn jete njerezish. Besoni portalet anonime. Illuminati po perpiqet t'ju kontrolloj... Bill Gates ka nje plan sekret per te kontrolluar boten, si ne filma me 'zombie'.

    Përgjigju
    • Fizikanti: 25/07/2021 22:03

      bravo Genci

  • D.3: 25/07/2021 13:23

    Sna do palla me u vaksinu. Ju qê keni frik vazhdo vaksinohuni. Boll me propaganden vaksinim vaksinim Sna do trrapi. Ene postoni komentet se do ju qr

    Përgjigju
    • beni: 26/07/2021 08:25

      Popo, kujdes se mos ju fut mikrocipin Gates ju qe sdoni te vaksinoheni.

    • No one: 25/07/2021 20:17

      Leje Benin se kane ik per lesh...keta sbohen me njerez

    • D.3: 25/07/2021 18:07

      O Beno se skom sha nai her per komente po ti plas trrut ne vorr o klysh kurve. Mthuj ku je o bile

    • Beni: 25/07/2021 13:31

      O gari, vdeksh ti i pari



×

Lajmi i fundit

John

Zhbllokoi 1.9 milion telefona, hacker-i dënohet me 12 vite burg