Publikohet protokolli i votimit në 25 prill! Maska e detyrueshme, kush ka simptoma të COVID, të qëndrojë në shtëpi (DOKUMENTI)

TIRANË- Zgjedhjet e 25 prillit do të futen në historinë e Shqipërisë, kjo pasi jo vetëm votohet për herë të parë kandidati, përpos partisë, por edhe sepse zhvillohen në një kohë pandemike të COVID-19. Për këtë arsye, në qendrat e votimit, qytetarët do duhet të ndjekin disa rregulla specifike me qëllim, që të shmangen që këto ambiente të shndërrohen në vatra infektimi të COVID-19. Nisur nga kjo, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar ditën e sotme protokollin që do duhet të zbatohet, ku janë të përcaktuara qartë të gjitha detyrat për anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit, por edhe për votuesit.

Maska do të jetë e detyrueshme, ashtu si kurse është edhe në përditshmëri, e ndërsa në ndryshim nga vitet e kaluara, në çdo QV do të jetë 1 person i cili ka për detyrë që të vëzhgojë respektimin e masave anti-COVID. Pika më e rëndësishme e këtij protokollit, është që çdo qytetar i infektuar me COVID ose që ka shfaqur simptoma, do duhet që të qëndrojë i karantinuar në shtëpi.

Ndërkohë, në çdo qendër votimi, nuk do të lejohet prania e më shumë votuesve sesa numri i dhomave të fshehta për votim, plus 2 persona që po regjistrohen. Dhomat e fshehta duhet të ruajnë një distancë prej 1.5 m, e ndërsa po kaq duhet të qëndrojnë larg edhe anëtarët e KQV-së dhe vëzhguesit nga njëri-tjetri. 

Sallat ku do të jenë qendrat e votimit, rekomandohen që të jenë në kat të parë me një sipërfaqe të konsiderueshme për qarkullimin e ajrit dhe do duhet që të jenë të pajisura me hyrje dhe dalje të veçanta me qëllim që të shmangen grumbullimet e qytetarëve, si edhe në hyrje të saj do të ketë dezifektantë për duar si edhe materiale për orientimin e votuesve lidhur me masat anti-COVID. Dezinfektimi i saj bëhet një ditë para nisjes së procesit të votimit.

 Veprimet në qendrat e votimit

  • Ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit (KQV-të), si dhe vëzhguesit e akredituar, duhet të jenë të pajisur me maska mbrojtëse gjatë gjithë kohës që janë në ambientet e sallës së votimit.
  • Përpara futjes në qendrën e votimit, anëtarët e KQV-ve dhe vëzhguesit, duhet deklarojnë (formular vetëdeklarimi) se nuk kanë temperaturë, ose shqetësime të tjera të lidhura me shenjat e COVID-19, të bëjnë dezinfektimin e duarve dhe të kenë vendosur maska.
  • Anëtarët e KQV-ve dhe vëzhguesit, duhet të ulen në vendet respektive duke ruajtur distancën fizike 1.5 metër nga njëri - tjetri.
  • Në sallën e votimit, nuk lejohet prania e më shumë votuesve se sa numri i dhomave të fshehta për votim, plus 2 (dy) persona që regjistrohen.
  • Dhomat e fshehta për votim duhet të ruajnë largësinë 1.5 metra nga njëra-tjetra.

Lëvizja e votuesve në qendrat e votimit

  • Përpara qendrave të votimit nuk duhet të ketë grumbullime, personat që presin për të votuar duhet të ruajnë distancë fizike I.5 metra njëri nga tjetri.
  • Gjatë kohës së pritjes, votuesit duhet detyrimisht që në hyrje të qendrës së votimit të dezinfektojnë duart dhe të mbajnë maskë.
  • Në hyrje të qendrës së votimit, caktohet nga Administratori i QV një punonjës i cili: siguron që zgjedhësit në pritje për të votuar të qëndrojnë në rresht, të respektojnë distancën prej 1.5 metra; u shpjegon votuesve për mënyrën e hyrjes dhe kufizon lëvizjet e  panevojshme në qendrën e votimit.
  • Siguron që votuesit të jenë të pajisur me maskë
  • Votuesi, i cili përfundon procesin e votimit, duhet të vijoj te mbajë një distancë prej 1.5 m me votuesit që vijojnë procesin.
  • Votuesi pas procesit të votimit dezinfekton duart.

Sallat ku do të jenë qendrat e votimit

  • Salla rekomandohet të jenë në katin e parë, me sipërfaqe të konsiderueshme dhe të sigurojë ajrim të mjaftueshëm.
  • Salla duhet të jetë e pajisur me hyrje dhe dalje të veęanta për të mundësuar distancimin fizik të votuesve, në pamundësi të sigurimit të një salle me dy dalje, ajo të organizohet në mënyrë të tillë, që sigurojë distancim fizik të votuesve.
  • Në hyrje të çdo qendër votimi/sallë ku do të votohet, duhet tëjenë vendosur shenjat dalluese në mënyrë të dukshme për orientimin e votuesve lidhur me masat kundër COVID- 19.
  • Pranë hyrjes në sallën e votimit, të sigurohen shenjat dalluese për të orientuar votuesit të ruajnë distancën e nevojshme.
  • Në hyrje të qendrës së votimit, të vendoset dezinfektant për duart.
  • Çdo votues duhet të jetë i pajisur më maskë.
  • Kutitë e votimit duhet të vendosen të paktën 2 metra nga vendqëndrimi i anëtarëve të komisionit, po kështu dhe dhomat e fshehta.
  • Mjediset e brendshme të sallave (qendrës së votimit), duhet detyrimisht të dezinfektohen një ditë para procesit të votimit dhe më pas, në intervale të rregullta nga personeli sanitar i ngarkuar.
  • KQZ në bashkëpunim me komisionet përkatëse të qendrave të votimit duhet të caktojnë një person përgjegjës i cili i pajisur me maskë, qëndron në hyrje të sallës se votimit, kontrollon zbatimin e masave anti-COVID 19 dhe orienton lëvizjen e votuesve sipas kërkesave të protokollit.
  • Qendrat e votimit duhet të jenë të pajisura me tualet, ujë të rrjedhshëm, sapun të lëngshëm dhe letër higjienike. Tualeti duhet të pastrohen dhe dezinfektohen në mënyrë të rregullt.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës