Ministria e Shëndetësisë sinjalizon rinovimin e 4 kontratave koncesionare PPP, pas përfundimit të afateve

Ministria e Shëndetësisë sinjalizon rinovimin e 4 kontratave koncesionare PPP, pas përfundimit të afateve

Koncesionet me Partneritet Publik Privat (PPP) në sektorin e shëndetësisë të kritikuara gjerësisht për kostot e larta kundrejt efikasitetit duket se do të rinovohen pas përfundimit të afateve.

Ministria e Shëndetësisë nxori këto ditë për konsultim strategjinë 10-vjeçare deri më 2030 për ecurinë e politikave dhe financimeve në sektor.

Koncesioni PPP për kontrollin bazë të popullsisë nisi në vitin 2015 dhe përfundon në vitin 2024, por në planin e qeverisë për 10 -vjeçarin në vijim do shërbimi do të vijojë deri në vitin 2030 dhe synohet të zgjerohet mosha e përfituesve që tani është 35-70 vjeç.

Koncesioni tjetër PPP për sterilizimin e sallave kirurgjikale nisi zbatimin në vitin 2015 dhe përfundon në vitin 2024, por Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar se shërbimet do të vijojnë deri në vitin 2030.

Koncesioni i shërbimit të Dializës është bërë aktiv në vitin 2016 dhe mbarin në vitin 2025, por shërbimi do të vijojë së paku deri në vitin 2030.

Koncesioni i shërbimeve laboratorike nisi në vitin 2019 dhe përfundon në vitin 2028, por do të vijojë së paku deri me 2030 sipas planifikimeve të reja të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e shëndetësisë lajmëroi se kostot për këto koncesione do të jenë të njëjta edhe pas përfundimit të kontratave. “Kostoja e marrjes së shërbimeve si kontrolli mjekësor bazë për grup moshat 35-70 vjeç, zgjerimi i rrjetit të laboratorëve në spitalet universitare dhe rajonale, rritja e aksesit për qytetarët që përfitojnë nga paketa e shërbimit të dializës në të gjithë vendin dhe vazhdimësia e përdorimit të seteve të sterilizimit në shërbimin spitalor publik është llogaritur deri në vitin e përfundimit të kontratës. Për shpenzimet deri në vitin 2024 janë vendosur shpenzimet sipas PBA 2022-2024. Ndërsa shpenzimet pas vitit 2024 janë vendosur duke marrë për bazë shpenzimin e parashikuar për vitin 2024, sipas PBA 2022-2024”, thuhet në dokumentin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësie.

Ndikimi buxhetor i koncesioneve në shëndetësi bëhet më i vështirë për faktin se raportimet nga Ministria Financave nga viti në vit ndryshojnë si për vlerën e plotë kontratave apo edhe për pagesat vjetore. Të tjera vlera ka kontrata e shpallur në Agjencinë e Prokurimeve Publike, të tjera në regjistrin e koncesioneve dhe vlera të tjera raporton Ministria e Financave për efektet të pagesave që ajo kryen.

Veç të tjerash Kontrolli i Lartë i Shtetit vuri në dukje se pagesat e TVSH që qeveria bën ndaj koncesioneve PPP ne shëndetësi janë të paligjshme.

”Konstatohet se, edhe për vitin 2020, vijojnë të pranohen dhe likuidohen faturat tatimore mujore të Check-Up, lëshuar nga koncesionari, në vlerën totale 322 milionë lekë, në të cilën përfshihet edhe TVSH në masën 20% mbi vlerën e shërbimit shëndetësor, ndërkohë që ky shërbim duhet të trajtohet si Furnizim i Përjashtuar nga TVSH. Praktika vazhdon bazuar edhe në interpretimin e DPT, e cila ka referuar shërbimin si të tatueshëm” raportoi Kontrolli i Lartë i Shtetit në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga auditimi për dy nga tre kontrata koncesionare, “Check-Up” dhe “Sterilizimi”, rezultoi se aplikohet Tatim mbi Vlerën e Shtuar, në masën 20 % mbi çmimin e kontraktuar. Ndërsa për shërbimin e “Hemodializës”, ky tatim nuk aplikohet. Megjithëse të tre shërbimet e sipërcituar janë pjesë e zinxhirit të ofrimit të shërbimit shëndetësor ndaj pacientit nga institucione shëndetësore të licencuara, si dhe faturojnë njëlloj shërbimin drejt institucioneve shtetërore prej dhe nga paguhen, mënyra e faturimit të tyre ndryshon.

Megjithëse KLSH, në vazhdimësi, ka këshilluar ndryshimin e mënyrës së faturimit për shërbimin e “Check-Up”, situata nuk ka ndryshuar, por ajo vijon edhe në koncesionin e “Sterilizimit”. Kjo mënyrë faturimi e shërbimit shëndetësor nuk është kundërshtuar nga Autoriteti, apo të jenë marrë nisma për qartësimin e frymës së ligjit me MFE, për zgjidhjen e ngërçit, i cili vijon të rëndojë në vazhdimësi financat publike./B.Hoxha,Monitor

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 02/12/2021 04:17

    Edhe ne Afrike do ta kishin zili prokuroret nje rast si Shqiperia. Perdite nje mundesi per hertim te mafies. Te ne SPAK eshte teper i flkusuar te pjata e peshkut te Nardi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS