Ministrja Balluku: Autostrada Tiranë-Elbasan nuk do të jetë me pagesë

 “Sa të jem ministër gjithmonë do ta promovoj. Për mendimin tim ka ardhur momenti që përdoruesit e rrugës të kontribuojnë për mirëmbajtjen e rrugës”, ka thënë ish-ministri Damian Gjiknuri në shtator 2018.

Idenë e paraardhësit të saj të shumëkundërshtuar nga opozita, e rrëzon ministrja aktuale. Belinda Balluku tha ekskluzivisht në Report Tv, se autostrada Tiranë-Elbasan nuk do të jetë me pagesë për qytetarët.

“ Kur rrugët janë të njoftuara për pagesë dhe ne e themi paraprakisht. Rruga e Elbasanit nuk është në planet tona me pagesë”, tha Balluku.

Rruga që përfundoi në 2019-ën që u vonua me 4 vjet për shkak të shembjeve dhe rrëshqitjeve të dherave, i kapërceu të gjitha parashikimet financiare. 32 kilometrat e këtij aksi i kanë kushtuar buxhetit të shtetit mbi 400 milionë dollarë, nga 300 që ishte parashikuar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Udhetar: 10/07/2020 20:05

    Tirane - Elbasan do mirembajtje , pasi po degradohet dita dites... Te pakten te pastrohet nga shkurret dhe plehrat se eshte turp, sidomos ajo trafikndarja ne mes qe po mbulohet nga shkurret

    Përgjigju
    • Tiku: 11/07/2020 01:01

      Po shko para ministries transportit edhe protesto! Mos bej si I keq ne komente pa sense!

  • redi: 10/07/2020 19:57

    Investimi per rrugen Elbasan -Tirane eshte i madh dhe ka rruge alternative sic eshte krraba dge mire do ishte qe te pakten tek tuneli te ishte trau me pagese 1000 leje te vjetra si kontribut per mirembajthen.Ne BE ka tarifa per trafikun she jo te mos paguajme.

    Përgjigju
  • Loni: 10/07/2020 15:51

    Shyqyr doli nje vendim per te miren e ketij komuniteti. Ju falenderoj te pakten menduat njehere per kete komb. Urime edhe uroj qe te kete lehtesime per te gjithe popullin sa me pare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump