Pakti për Universitetin/ Denaj: Studentët ekselentë të Ekonomikut, kontigjent për punësim në MFE

Pakti për Universitetin/ Denaj: Studentët ekselentë të Ekonomikut, kontigjent për punësim në MFE

Ministrja Denaj gjatë vizitës

Ministria e  Financave dhe Ekonomisë do të mbështesë studentët e ekselencës për punësim pas përfundimit të studimeve të tyre apo  kryerjen e  praktikave të punës në MFE dhe institucionet e saj.

Ministrja Anila Denaj, zhvilloi një vizitë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, për bashkëpunimin mes MFE dhe  fakultetit në kuadër të Paktit për Universitetin.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, së bashku me institucionet e saj të varësisë, ka një numër total prej 5800 punonjës dhe ka vendosur si target që minimalisht 10 % e këtij stafi të vijë nga studentët e ekselencës.

Ministrja Denaj tha se kjo është një mundësi shumë e mirë për punësimin e studentëve dhe stimul për arritjen e rezultateve shumë të mira gjatë studimeve të tyre.

Ne kemi kontribuar jo vetëm në aspektin e mbështetjes për studentët e ekselencës, të cilët sot gjithnjë e më shumë janë duke u punësuar në Ministrinë e Financave dhe në sektorë të tjerë të administratës publike, por edhe me mbështetjen e studentëve që kryejnë praktikën. Ne këtë vit kishim 150, por kemi mundësi për më shumë, gati 1500. E rëndësishme është që këta studentë që sapo kanë ardhur, me mesatare mbi 9.2 në vitin e parë, të përfundojnë arsimin universitar mbi 9, sepse punësimi është i sigurt dhe ky punësim në administratën publike për një ministri si MFE, me 5800 punonjës, me 10 % target minimal punësimi nga ekslentët, krijon mundësinë e 580 punonjësve për të hyrë në tregun e punës të amdinistratës publike, vetëm për MFE”, u shpreh  Denaj.

Ministrja vlerësoi kontributin e komunitetit të biznesit, që  për Fakultetin Ekonomik ka qenë në shumën e gati 10.3 milionë lekëve të rinj, për ndërtimin e disa laboratorëve të informatikës, duke mundësuar përmirësimin e infrastrukturës mësimore në këtë Fakultet.

 “MFE tashmë ka krijuar shumë hapësira. Më vjen mirë që studentët e ekselencës komunikojnë në vendet e punës ku kanë shkuar, pra është bërë një urë kalimi e studentëve dhe pedagogëve, me institucionin. Pra, veç bashkëpunimit që kemi firmosur në marrëveshjen midis nesh, tashmë ne kemi edhe 'trupat tona' që janë në këto institucione dhe dua t’ju falënderoj për vizionin bashkëpunues mbështetës”, tha dekani i fakultetit Dhori Kule.

150 studentë të ekselencës janë punësuar deri më tani në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë në kuadër të Paktit për Universitetin dhe priten të punësohen akoma të tjera, pas thirrjes së dytë që u hap në muajin shtator.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë