Ministrja Denaj takohet me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim

Ministrja Denaj takohet me Ambasadoren e SHBA,  Yuri Kim

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, u takua sot me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Gjatë këtij takimi, siç njofton zyra e shtypit, Ministrja Denaj falënderoi Ambasadoren për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë vendit tonë ndër vite dhe mbi të gjitha për mbështetjen e madhe në kuadër të Reformës në Drejtësi, si dhe theksoi angazhimin e Shqipërisë në prioritetet e përbashkëta të dy vendeve.

Ministrja Denaj u shpreh se rrugëtimi Euro-Atlantik i Shqipërisë dhe Reforma në Drejtësi do të kenë përherë mbështetjen e nevojshme financiare dhe do te jenë në vëmendje të vazhdueshme të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Ministrja Denaj dhe Ambasadorja Yuri Kim vlerësuan bashkëpunimin ekonomik dhe përmirësimin e klimës së biznesit. Ministrja Denaj shprehu gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të mirëpritur çdo investitor të ri amerikan që do të zgjedhë Shqipërinë, me bindjen se arsimi profesional në vend dhe komunikimi me sipërmarrësit ofrojnë platformën e duhur për zhvillimin e bizneseve të reja.

"Investimet amerikane në vend, asistenca teknike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mbështetja për përmirësimin e legjislacionit shqiptar, na bashkojnë në vazhdimësi në punën tonë të përditshme në këtë detyrë", tha Denaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Rama ruan 'fronin' si lideri i preferuar, 35% s’duan asnjë politikan! Bie pëlqyeshmëria për Berishën e Bashën

Sondazhi i Report Tv/ Rama ruan 'fronin' si lideri i preferuar, 35% s’duan asnjë politikan! Bie pëlqyeshmëria për Berishën e Bashën