Mësues të prekur nga COVID, shtohen 1 mijë arsimtarë për të përballuar nevojat gjatë pandemisë

Mësues të prekur nga COVID, shtohen 1 mijë arsimtarë për të përballuar nevojat gjatë pandemisë

Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka lajmëruar se do të shtohen 1,000 mësues për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë gjatë periudhës së pandemisë. Me fillimin e vitit të ri shkollor u prekën me koronavirus disa mësues në shkollat e vendit tonë. 

Gjatë takimit me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave vendore arsimore, Kushi shkruan se ky vendim shërben për të garantuar respektimin e rregullave për parandalimin e përhapjes së Covid19.

"1,000 mësues shtesë për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë gjatë periudhës së pandemisë në vitin shkollor 2020-2021, u miratua sot me vendim të Këshillit të Ministrave.

Me këtë lajm e nisa sot takimin me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave vendore arsimore, me të cilët diskutuam mbi mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor 2020-2021 dhe zgjidhjen e shqetësimeve të shfaqura gjatë kësaj periudhe. Në këtë kuadër, i falënderova për përballimin me sukses të nisjes së vitit të ri shkollor dhe kërkova që akoma me më tepër përkushtim të mbajnë në vëmendje maksimale respektimin e masave anti-COVID në çdo institucion arsimor, si dhe të shtojnë përpjekjet dhe inspektimet në terren në mënyrë që të garantohet se #rregullat zbatohen nga të gjithë.

Sa më rigorozë që të jemi në këtë aspekt, aq më e lehtë do të bëhet edhe sfida jonë e përbashkët për të kujdesur për shëndetin e nxënësve, mësuesve, prindërve e kujtdo tjetër, dhe njëkohësisht të sigurojmë mbarëvajtjen e procesit mësimor në këtë vit jo të lehtë shkollor", shkruan Kushi.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Partia: 01/10/2020 08:45

    Bravo, keshtu ju don xhaxhi enver, nje bie..mijera ngrihen

    Përgjigju
  • mesuesi: 30/09/2020 20:14

    Ju jeni e veçante zonja ministre. Grua e ekuilibruar, e mençur, e kulturuar dhe mbi te gjitha e ndershme. Ju lumte, fillimi i mbare i punes suaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet