Nis procesi i trajnimit për 100 pjesëmarrësit e parë në programin për zgjerimin dhe fuqizimin e rrjetit të vlerësuesve të jashtëm në institucione arsimore. Këta kandidatë vlerësimi janë drejtorë, nëndrejtorë, mësues dhe specialistë të zyrave arsimore Tiranë, Durrës, Kamëz, Vorë, Lezhë, Kurbin, Mirditë dhe Kavajë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi gjatë fjalës së saj theksoi se pavarësisht se në vite janë ndërmarrë shumë reforma për rritjen e cilësisë në arsimin parauniversitar, por një nga aspektet ku duhet më shumë progres është monitorimi dhe inspektimi efikas i institucioneve arsimore në të gjitha ciklet, duke filluar që nga arsimi parashkollor.
Ajo shton se për të realizuar këtë objektiv, me iniciativë të ASCAP dhe në bashkëpunim me Shkollën e Drejtorëve, kanë nisur një program për zgjerimin dhe fuqizimin e rrjetit të vlerësuesve të jashtëm, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtësisht me DPAP për të garantuar cilësinë në institucionet tona arsimore.
“Sapo kemi filluar procesin e trajnimit për 100 pjesëmarrësit e parë në program, drejtorë, nëndrejtorë, mësues dhe specialistë të zyrave arsimore, dhe brenda 2 vitesh do të certifikojmë një ekip prej 400 vlerësuesish, duke rritur kështu kapacitetet dhe duke iu afruar më shumë referencave evropiane të periodicitetit të vlerësimit të institucioneve arsimore”, shprehet ministrja.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.9%
-
Jo
75.6%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 418
Lajme të tjera
-
Trajnimi i mësuesve për metodat efektive të mësimdhënies nis edhe në Tiranë
9 Prill, 12:25
-
Zhupa kërkon dëgjesë me drejtorin e RTSH-së: Peza të japë shpjegime për shkarkimet nga puna e përdorimin dhe e fondeve
8 Prill, 15:23
-
Korçë/ 1700 mësues të arsimit fillor do i nënshtrohen trajnimit për metodat efektive të mësimdhënies, pajisen me certifikatë
30 Mars, 14:33
-
Nis trajnimi i 4 mijë mësuesve në gjithë vendin, Rama: Efektiv për aftësitë dixhitale dhe metodat e mësimdhënies
27 Mars, 08:31
-
‘Shtëpi e Re’ për studentët e inxhinierisë dhe arkitekturës, godinat e reja të UPT me laboratorë e bibilioteka
25 Mars, 15:37
-
Bojkotuan mësimin, Drejtoria Arsimore Dibër: Nxënësit e Kllobçishtit duhet të mësojnë në shkollën e re!
13 Mars, 15:47
-
Zgjedhjet në Universitete, ministria e Arsimit shpall datën
13 Mars, 15:35
-
Miratohet statusi i veçantë, Ministrja e Arsimit: Buxhet i dedikuar për shkollat me drejtim artistik dhe sportiv
13 Mars, 12:36
-
Nis konkursi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, pjesëmarrës mbi 11 mijë nxënës të klasave të 9-ta
12 Mars, 10:08
-
Ndryshime në qeveri, lirohet nga detyra zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit, Albana Tole
21 Shkurt, 18:10
-
Sot Dita ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, ministria e Arsimit: Më 12 mars fillon konkursi kombëtar për Gjuhën Shqipe
21 Shkurt, 10:19
-
Shkëmbim studentësh Shqipëri – Kosovë, ministrja e Arsimit: 30 bursa në vit! Bashkëpunim edhe për kërkimet shkencore
7 Shkurt, 12:31