Ministrja e Drejtësisë akuzë ‘bombë’ Prokurorisë: Mbyll dosjet e korrupsionit pa bërë asnjë hetim

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka artikuluar sot kritika të forta në adresë të Prokurorisë, duke akuzuar këtë të fundit se mbyll shumicën e dosjeve të korrupsionit pa kryer asnjë hetim dhe se zvarrit pjesën tjetër. Zonja Gjonaj raportoi sot në Komisionin e Ligjeve mbi zbatimin e detyrave që Kuvendi i Shqipërisë i kishte lënë Prokurorisë së Përgjithshme, për vitin 2019. Nga një dokument i siguruar nga Report Tv, rezulton se Kuvendi i ka lënë 20 detyra Prokurorisë së Përgjithshme, për t’i realizuar gjatë vitit 2019. Detyra e parë e caktuar nga Kuvendi kërkonte forcimin e luftës kundër korrupsionit.

Por, ministrja e Drejtësisë shprehet se organi i akuzës, gjatë vitit 2019, ka mbyllur shumicën e dosjeve të plota që i ka dërguar task-forca anti-korrupsion, ndërsa dosjet e tjera zvarriten. “Pavarësisht se rezulton se ka një rritje të numrit të hetimeve të veprave penale të korrupsionit, në krahasim me vitin e kaluar, rastet që kanë shkruar për gjykim gjatë vitit 2019 është më i ulët. Duhet të bëhet më shumë nga prokuroria për hetimin e çështjeve. Çështje të caktuara të tas-forcës anti-korrupsion të drejtuar nga Ministri i Drejtësisë janë dërguar në prokurori me dosje të plota, por në pjesën më të madhe të tyre është vendosur pushim apo mos fillim, duke mos kryer asnjë veprim hetimor. Për pjesën tjetër ka pasur një zvarritje të procesit”, tha Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh se Prokuroria vijon të ketë rol të ulët sa i takon hetimeve proaktive dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit për veprat e korrupsionit.

“Vijon të mbetet roli u ulët i prokurorisë për hetimet proaktive lidhur me veprën penale të korrupsionit dhe për numrin e rasteve të përdorimit të metodave speciale të hetimit, të cilat zënë vetëm 12.7 % të numrit total të çështjeve të filluara kryesisht. Lidhur me sekuestrimin e pasurive, numri i kërkesave vijon të jetë i ulët në raport me procedimet e regjistruara për veprat penale të korrupsionit”, tha ministrja.

Mesazhi i zonjës Gjonaj u adresohet krerëve të prokurorisë. Prokuroria e Përgjithshme është drejtuar nga Arta Marku deri në dhjetor të 2019, ndërsa nga dhjetori dhe në vijim nga Olsian Çela.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tasimi: 05/06/2020 18:32

    Per ate pun jan aty ato dhe paguhen ne kurriz te shqiptarve ska per te ber ndonjeher ky vend me hajdut qe kemi ne kryje

    Përgjigju
  • asd: 05/06/2020 17:25

    Po ky Cela beri gjithe ate konkurs dhe gjithe ate premtim perpara komisionit te KLP dhe te huajve qe ndiqnin procesin e perzgjedhjes se kryeprokurorit ?! Me sa duket vazhdon e njejta kulture mafioze, dhe fijet terhiqen e komandohen nga politika. Eshte shume e veshtire te thyhet pastrohet kellira e llumi ne kete vend.

    Përgjigju
    • Zani: 06/06/2020 22:23

      Nga kushe paguhen keta prokuror qe i ka zene gjumi , ne nje kohe kur populli pret drejtesi

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin