Ministrja e Drejtësisë në Serbi: Nuk do të heqim kurrë dorë nga ndjekja e ish-ushtarëve të UÇK-së

Ministrja e Drejtësisë në Serbi: Nuk do të heqim kurrë dorë nga ndjekja e ish-ushtarëve të UÇK-së

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviç

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviç tha se Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga ndjekja e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për krimet e supozuara ndaj popullatës serbe.

Duke folur për kërkesat që Serbia të tërheqë fletë-arrestet për ish-ushtarët e UÇK-së, në një intervistë për Novosti, Kuburoviq tha se diçka e tillë nuk mund të ndodhë pasi ato janë bazuar në dëshmi.

“Procedimi para gjykatave serbe është iniciuar duke u bazuar në prova materiale, kështu që nuk ka asnjë shpjegim ligjor dhe arsye për të hequr urdhër-arrestin për kriminelët”, tha ajo.

Ministrja serbe e Drejtësisë beson se shteti i saj ka ofruar prova të “pamohueshme” në Tribunalin e Hagës dhe Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër, siç shprehet ajo, “kriminelëve të luftës”.

Pasi institucioneve të Republikës së Kosovë iu referua si “të përkohshme”, ajo foli edhe për nismën për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, të cilën e quajti përpjekje të dëshpëruar për të shmangur të vërtetën për UÇK-në, e cila nga ministrja serbe u cilësua “organizatë terroriste”.

Javë më parë, Organizata e Veteranëve UÇK-së njoftoi se një ish-ushtar i saj u ndalua, e më pas lirua, gjatë qëndrimit në Shqipëri me flet-arrest nga Interpoli, bazuar në listën e dorëzuar nga Serbia.

Ndërsa, javën e kaluar ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, njoftoi për ndalimin, e më pas lirimin e një veterani të UÇK-së në Turqi, me flet-arrest të iniciuar nga Serbia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hapu dhè: 13/08/2020 17:07

    Ka te drejt kjo kur flet keshtu, perderisa europa kurve i njohu te drejten e formimit te shtetit serb. Serbet duhet te largohen ne zonat e Rusise prej nga erdhen. Vetem per krime çnjerezore dhe per k*rva shquhen serbet.

    Përgjigju
  • Hmmm: 12/08/2020 02:11

    Kjo Ben si berisha qe thote te kapen hajdutet kur hajduti eshte vet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull