Rritja e pagave nuk do të aplikohet për muajin maj, ministrja Ibrahimaj: Do zbatohet sapo të jetë gati dokumentacioni i nevojshëm

Rritja e pagave e përcaktuar në projektligjet e miratuara në parlament dhe të dekretuara nga presidenti Bajram Begaj, do të fillojë të zbatohet sapo të jetë gati dokumentacioini i nevojshëm. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se pagat për majin do të kalojnë sic ishin para miratimit të reformës, ndërsa shtesat për dy muajt maj e prill, kur shtrihet efekti financiar, do të bëhet më vonë 

‘Janë mbi 200 institucione të administratës që preken nga këto vendime, janë 130 mijë të punësuar, në shëndetësi e arsim. Zbardhja e vendimeve merr një kohë më të gjatë. U është kërkuar institucioneve që pagat e muajit maj të kalojnë sic ishin, para se të hynte ne fuqi reforma. Do të, instruktojmë që shtresat të kalojnë si për prillin dhe majin. Jemi kujdesur që tatimi mbi të ardhurat, të jetë i duhuri. Synojmë të përmirësojmë hiereakinë e pagave publike, por do ndikojë edhe në biznesin privat.’- tha Ibrahimaj.

Sa i takon rritjes së pagave të deputetëve, Ibrahimaj mohoi zërat se ligji u miratua pa pasur një relacion mbi efektet financiare që e shoqërojnë. 

‘Për rritjen e pagës së deputeteve, ka një përllogaritje 20 mln lekë ndikimi në buxhet, është bërë public në komisionet parlamentare.’- tha Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj tha se hyrja në qarkullim  e parase shtesë nga rritja e pagave, nuk do të ndikojë në inflacion, ndërsa theksoi se në shtator do të behet indeksimi pensioneve. 

‘Indeksimi i pensioneve do bëhet për periudhën e paindeksuar për shportën e pensionistëve, që është e veçantë, nuk është si e gjithë, nga tetorit deri në shtaor të vitit të ardhshëm. Piku ka qenë i inflacionit në shtator. Do shohim sa do jete në shtator dhe atëherë do aplikohet. Minimum jetik, është i lidhur me pagën minimale, shkoi 40 mijë lekë të gjitha transfertat janë rritur në bazë të kësaj.’- tha Ibrahimaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:45
Shtyrja e rritjes së pagave, Tabaku: U konfirmua që ishte premtim elektoral

1681378627_Screenshot14.png

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me shtyrjen e rritjes së pagave për muajin prill. Sipas Tabakut ky është një tregues i qartë se e gjitha ka qenë për qëllime elektorale. Tabaku thekson se u vërtetua se ka qenë një premtim para zgjedhjeve, për të cilën nuk i kanë bërë aspak llogaritë mirë.

“Zvarritja e pakuptimtë e qeverisë me rritjen e pagave kur ka që në dhjetor që i reklamom dhe mbasi janë miratuar dhe në parlament tregon se premtimi rritjes së pagave ishte reklamë e papaguar fushate dhe nuk ishte i bazuar në llogaritje korrekte të buxhetit. Nuk e di si ta kuptojmë Ministren e Financave që ka muaj që thotë paratë janë atje, që janë llogaritur efektet, që hyn në fuqi me sot me nesër. Paaftësia dhe këmbëngulja krenarisht në të nuk duhet të jetë justifikim për shtyrjen në kohë të një ligji të miratuar në parlament dhe të dekretuar. Ministri Financash që ngatërrohet në llogari është e pazonja të manaxhojë arkën e taksave të  shqiptarëve”, tha Tabaku.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anonim: 20/06/2023 11:18

    pas dy viteve me kete genjeshter qe beni populli do jua tregojj vendin do tju ze haka e popullit.

    Përgjigju
  • Ines: 01/06/2023 22:03

    Mos te harroje populli qe pas 2 vjetesh ka prape zgjedgje. Kujdes kur votoni, mos u mashtroni o njerez

    Përgjigju
  • Tanushi: 01/06/2023 20:54

    Kesaj i thojne injorance dhe paturpesi Zj. MINISTRE!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?



×

Lajmi i fundit

U kap me snajper në makinë, gjykata e Tiranës dënon me 7.9 vite burg ish efektivin e RENEA-s Remal Rada

U kap me snajper në makinë, gjykata e Tiranës dënon me 7.9 vite burg ish efektivin e RENEA-s Remal Rada