Ministrja e Jashtme takim me sekretarin e Shtetit Francez për Çështjet Evropiane: Diskutuam për integrimin e Shqipërisë në BE

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe sekretari i Shtetit Francez për Çështjet Evropiane, Clement Beaune

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Shtetit Francez për Çështjet Evropiane, Clement Beaune. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se është diskutuar mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe sfidat me të cilat përballet vendi jonë, por edhe Ballkani Perëndimor.

 “Një takim shumë i mirë me Sekretarin e Shtetit Francez për Çështjet Evropiane, Clement Beaune. Diskutim i hapur dhe i sinqertë për të ardhmen e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE si dhe sfidat me të cilat po përballemi. Mirënjohje për mbështetjen franceze për rajonin tonë. Mirëpresim të forcojmë më tej angazhim dhe bashkëpunim tonë në të ardhmen”, tha Xhaçka.

Postimi i Olta Xhaçkës në twitter

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vizitën e presidentit turk Erdogan në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

John

Princi Charles i dëshpëruar që të takojë mbesën e tij që s’e ka parë nga afër kurrë, por Harry e refuzon...arsyeja?