Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, drejtoi sesionin e Këshillit Ministror të OSBE-së që u mbajt në Suedi, në cilësinë e trojkës kryesuese të kësaj organizate për vitet 2019-2021.
Ministrja Xhaçka e cilësoi nismën ‘Ballkani i Hapur’ si një mjet efektiv për të luftuar pasigurinë dhe paqëndrueshmërinë, që po rriten gjithnjë e më shumë në hapësirën e OSBE-së.
Sipas saj, bashkëpunimi dhe dialogu janë e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund konflikteve dhe t’i hapin rrugë negociatave.
“Dialogu nuk është kurrë i lehtë. Sidomos në një klimë polarizimi të theksuar në politikën ndërkombëtare dhe të brendshme. Por unë besoj fort se dialogu është e vetmja rrugë. Është ky besim dhe përkushtim ndaj vlerës së dialogut që mbështet politikën e jashtme të Shqipërisë. Kjo është arsyeja që në rajonin tonë ne kemi nisur një aksion të pashembullt, Iniciativën e Ballkanit të Hapur, e cila në thelb është një përpjekje për të përshpejtuar procesin e Berlinit.
Sigurisht, ka çështje të pazgjidhura mes shumë njerëzve dhe vendeve në rajonin tonë. Por ne besojmë se duke biseduar, duke bashkëpunuar, duke u treguar njerëzve tanë dhe komuniteteve tona se si mund të përfitojnë nga bashkëpunimi, në vend të konfliktit, ne do të krijojmë një imperativ për paqen dhe stabilitetin duke punuar së bashku”, deklaroi ministrja gjatë fjalës së saj.
Xhaçka vlerësoi rolin e OSBE-së në zbatimin e agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë, si një ndër prioritet kryesore të Shqipërisë në OKB, si dhe përgëzoi kryesinë suedeze për angazhimin e saj ndaj kësaj axhende.
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.7%
-
Të gabuar
83.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 5386
Lajme të tjera
-
Mandati Xhaçkës, Bardhi pas mbledhjes së grupit: Nesër ridepozitojmë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese! Kam indinjatë ndaj 4 deputetëve të Bashës
17 Prill, 15:27
-
Bardhi letër Komisionit Europian, PE dhe ambasadave në Tiranë: PS po mbron Olta Xhaçkën, nuk zbatoi vendimin e Kushtetueses për mandatin
15 Prill, 12:20
-
Olta Xhaçka në Report Tv: Kuvendi s'më shpëtoi mandatin! Opozita po më detyron të bëj avokaten e bizneseve të burrit tim
12 Prill, 13:45
-
Mandati i Xhaçkës, Saimir Korreshi në 'Studio Live': Partia Socialiste t'a dërgojë në Gjykatë Kushtetuese! Edhe unë do doja 10 mijë m2 plazh...
11 Prill, 17:16
-
Fjala e plotë e Olta Xhaçkës: Emri im i tribluar si top lecke! Ku thuhet që familjarët e deputetëve s'duhet të merren me biznes?
11 Prill, 13:15
-
Mandati i Xhaçkës nuk shkon në Kushtetuese, PS rrëzon kërkesën e opozitës! Deputetja: Bashkëshorti im vetëm investitor i asistuar, jo strategjik
11 Prill, 07:29
-
A do shkojë mandati i Xhaçkës në Kushtetuese? Deputeti i PS Krashi: E kemi marrë vendimin! Çaça: Gjykata e detyron parlamentin ta çojë
10 Prill, 21:33
-
Nga mandati i Olta Xhaçkës te influenca ruse, zbardhet rendi i seancës plenare për të enjten
9 Prill, 19:55
-
Mandati i Xhaçkës të enjten në Kuvend, Bardhi thirrje mazhorancës: Dorëzojeni para drejtësisë, hiqni dorë nga porosia për të mos zbatuar vendimin e Kushtetueses
9 Prill, 13:37
-
Mandati i Olta Xhaçkës të enjten në seancë! Parlamenti voton nëse do e dërgojë në 'Kushtetuese', Bardhi: Puç institucional
8 Prill, 07:49
-
Konferenca e Kryetarëve/ Të hënën mblidhet këshilli i mandateve për Olta Xhaçkën
3 Prill, 11:25
-
Çuçi: Amnistinë penale e miratojmë të enjten! Nuk tolerohen të dënuarit nga GJKKO! Komisioni për dezinformimin afatgjatë
2 Prill, 11:32