Ministrja e Jashtme në Ministerialin e OSBE-së: Ballkani i Hapur, mjet efektiv për bashkëpunimin dhe dialogun mes vendeve

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, drejtoi sesionin e Këshillit Ministror të OSBE-së që u mbajt në Suedi, në cilësinë e trojkës kryesuese të kësaj organizate për vitet 2019-2021.

Ministrja Xhaçka e cilësoi nismën ‘Ballkani i Hapur’ si një mjet efektiv për të luftuar pasigurinë dhe paqëndrueshmërinë, që po rriten gjithnjë e më shumë në hapësirën e OSBE-së.

Sipas saj, bashkëpunimi dhe dialogu janë e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund konflikteve dhe t’i hapin rrugë negociatave.

“Dialogu nuk është kurrë i lehtë. Sidomos në një klimë polarizimi të theksuar në politikën ndërkombëtare dhe të brendshme. Por unë besoj fort se dialogu është e vetmja rrugë. Është ky besim dhe përkushtim  ndaj vlerës së dialogut që mbështet politikën e jashtme të Shqipërisë. Kjo është arsyeja që në rajonin tonë ne kemi nisur një aksion të pashembullt, Iniciativën e Ballkanit të Hapur, e cila në thelb është një përpjekje për të përshpejtuar procesin e Berlinit.

Sigurisht, ka çështje të pazgjidhura mes shumë njerëzve dhe vendeve në rajonin tonë. Por ne besojmë se duke biseduar, duke bashkëpunuar, duke u treguar njerëzve tanë dhe komuniteteve tona se si mund të përfitojnë nga bashkëpunimi, në vend të konfliktit, ne do të krijojmë një imperativ për paqen dhe stabilitetin duke punuar së bashku”, deklaroi ministrja gjatë fjalës së saj.

Xhaçka vlerësoi rolin e OSBE-së në zbatimin e agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë, si një ndër prioritet kryesore të Shqipërisë në OKB, si dhe përgëzoi kryesinë suedeze për angazhimin e saj ndaj kësaj axhende.

I.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kush i fiton zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit?



×

Lajmi i fundit

John

Zgjedhjet e 6 marsit, Shehi: Nëse opozita del me 3 kandidatë, beteja është e humbur pa nisur