Ministrja e Shëndetësisë prezanton spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT, Rama: Invenstimi më i madh i 3 dekadave

TIRANË- Spitali i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT ka hapur dyert duke e çuar në standarde evropiane. Minstrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezantoi sot në shoqërinë e Kryeministrit Rama spitalin e ri në QSUT të cilit i janë shtuar 350 shtretër të rinj.

‘Këtu puna ka mbaruar tërësisht, pra gjithë sistemet janë vendosur dhe janë funskionale. Pritet instalimi dhe brenda 15 tetorit do të bëhet instalimi i të gjithë shtretërve. Nuk është thjesht një godinë. Ka një të mirë ky spital.’- tha Manastirliu

Ndërkaq, Rama u shpreh se ky është investimi më i madh i këtyre tre dekadave.

Drejt përfundimit investimi më i madh i këtyre tre dekadave në shëndetësi. Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në #QSUT, me 350 shtretër të rinj, i cili do të ngrejë më tutje nivelin e shërbimit shëndetësor publik me standarde europiane- tha Rama. 

Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ofrojë shërbimin e mjekësisë interne, shërbimin e reumatologjisë, alergologjisë, dermatologjisë dhe fizioterapisë që aktualisht ndodhen në godina të tjera të QSUT, dhe së bashku me shërbimet ekzistuese, ato të gastrohepatologjisë, hematologjisë, endokrinologjisë, nefrologjisë, dializës, njësisë së kardiologjisë, hemodinamikës dhe reanimacionit të kardiologjisë do të kompletojnë profilin e një spitali të mirëfilltë të sëmundjeve të brendshme.  Spitali i ri do të ketë edhe një spital ditor me 60 shtretër, për rritjen e eficiencës së shërbimeve. 
Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ketë 9 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë, ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 06/10/2022 00:14

    Shume keq patronazhistet. Asnje koment hic. Do u pritet rroga ndaj oburra ne sulm!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 05/10/2022 20:10

    Ministresha manastirlesha i thuaj atij sociopatit se pacientet e planifikuar per koronarografine jane bere kapicë te Shefqet Ndroqi dhe aparati "ka defekt" prej nje muaji.....dhe ju beni propagande.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ulsi Manja: Politikë riintegruese për të dënuarit e të paraburgosurit

Ulsi Manja: Politikë riintegruese për të dënuarit e të paraburgosurit