Ministrja Kushi, bashkëbisedim me maturantë: Vështirësitë gjatë pandemisë do të reflektohen në Maturën Shtetërore 2021

Ministrja Kushi, bashkëbisedim me maturantë: Vështirësitë gjatë pandemisë do të reflektohen në Maturën Shtetërore 2021

Ministrja Evis Kushi

Ditën e sotme, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zhvilluar në ambientet e MASR një bashkëbisedim me maturantë dhe mësues nga kryeqyteti rreth procesit të organizimit të sivjetëm të Maturës Shtetërore.

“Në bashkëbisedimin e zhvilluar sot me maturantë të ndryshëm nga kryeqyteti diskutuam rreth procesit të organizimit të Maturës Shtetërore 2021 dhe vështirësive që ka sjellë pandemia e COVID-19, mësimi 'online' dhe më pas ai i alternuar”,​ shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj.

Në lidhje me vështirësitë e shkaktuara gjatë pandemisë COVID-19, Kushi ka nënvizuar gjithë ndjeshmërinë që MASR ka ndaj këtij shqetësimi, duke cilësuar se do të reflektohet edhe në procesin e hartimit, administrimit dhe vlerësimit të testeve të Maturës Shtetërore 2021.

Ndërsa në programin orientues të testeve të MSH përfshihen edhe tema, të cilat janë zhvilluar në kushtet e mësimit “online”, ministrja Kushi nënvizon faktin se “Qendra e Shërbimeve Arsimore ka treguar shumë kujdes në vlerësimin e atyre aftësive që lidhen me njohuri dhe koncepte që nxënësit i kanë marrë në mënyrë të vijueshme ndër vite, duke shmangur temat që janë prekur për herë të parë gjatë momenteve kritike të pandemisë”, ndërsa në fund i uron shumë suksese të gjithë maturantëve në vend.

Postimi i Kushit:

Si #MASR jemi plotësisht të vetëdijshëm dhe të ndjeshëm ndaj këtij shqetësimi, për ta reflektuar atë në procesin e hartimit, administrimit dhe vlerësimit të testeve të Maturës Shtetërore 2021.

Duke marrë në konsideratë se në programin orientues të testeve përfshihen edhe tema, të cilat janë zhvilluar në kushtet e mësimit “online”, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka treguar shumë kujdes në vlerësimin e atyre aftësive që lidhen me njohuri dhe koncepte që nxënësit i kanë marrë në mënyrë të vijueshme ndër vite, duke shmangur temat që janë prekur për herë të parë gjatë momenteve kritike të pandemisë.

Suksese të gjithë maturantëve!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale