Ministrja Kushi, bashkëbisedim me mësues, maturantë dhe prindër rreth Maturës Shtetërore 2021

Në kuadër të provimeve të Maturës Shtetërore Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë  Evis Kushi organizoi një bashkëbisedim me mësues, prindër dhe maturantë.

“Një Bashkëbisedim i frytshëm me mësues, maturantë dhe prindër, për të diskutuar mbi disa nga problemet e evidentuara gjatë provimeve të maturës, të cilat do të na shërbejnë më pas për një analizë të thellë për rishikimin e plotë të Maturës Shtetërore në të gjitha aktet rregullatore dhe administrimin e plotë të saj", shprehet ministrja Kushi në rrjetin e saj social.

Në këtë takim u dëgjuan dhe u morën opinione, u hodhën ide, u vlerësuan përshtypjet në lidhje me testin e Matematikës dhe provimet e tjera të Maturës. Gjithashtu, iu kushtua vëmendje e veçantë shqetësimeve dhe sugjerimeve të mësuesve, maturantëve dhe të prindërve të tyre.

Të pranishëm në takim ishin mësues të spikatur të matematikës, të cilët bënë një analizë të detajuar të testit, së bashku me përfaqësues të Ministrisë për arsimin parauniversitar. 
Vështirësia e testit, ndikimi i pandemisë në mësimnxënie dhe gjendja emocionale e nxënësve dhe maturantëve, ishin disa nga pikat më të rëndësishme ku u përqendrua diskutimi.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën! Ushtria izraelite zotohet të përgjigjet

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën! Ushtria izraelite zotohet të përgjigjet