Ministrja Kushi inspekton punimet në Shkollën e Mesme të Bashkuar në Dropull: Do jetë gati këtë shtator! Mirëpresim 100 nxënës dhe 15 mësues

Ministrja Kushi inspekton punimet në Shkollën e Mesme të Bashkuar në  Dropull: Do jetë gati këtë shtator! Mirëpresim 100 nxënës dhe 15 mësues

Ministrja Kushi në ambientet e shkollës

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, së bashku me  Kryetarin e Bashkisë Dropull, Dhimitraq Toli ka inspektuar punimet në shkollën e Mesme të Bashkuar në Bularat, e cila po i nënshtrohet një rikonstruksioni me një financim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Kushi u shpreh se  shkolla pritet të jetë e përfunduar në  muajin shtator ku do të mirëpresë 100 nxënës dhe 15 mësues.

“Së bashku me Kryetarin e Bashkisë Dropull, Dhimitraq Toli, inspektuam punimet që po bëhen në Shkollën e Mesme të Bashkuar në  Bularat , e cila po rikonstruktohet me financim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit duke ruajtur edhe elementet dhe traditën arkitekturore të zonës.

Shkolla do të jetë gati këtë shtator për të mirëpritur 100 nxënësit dhe 15 mësuesit  e saj në hapësirat e reja me standarde bashkëkohore, por njëkohësisht do të shërbejë edhe si qendër komunitare për të gjithë banorët e zonës”, - shkruan Kushi.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka treguar një vëmendje të veçantë dhe kujdes të shtuar edhe ndaj zonave me pakica minoritare në vendin tonë, siç është Bularati, me qëllim që nxënësit e kësaj zone të kenë të gjitha standardet gjithëpërfshirëse të mësimnxënies.

 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Zbardhen dëshmitë në gjyq, botuesi: Si përpoqa ta ndihmoja ish-Presidentin të fitonte zgjedhjet në vitin 2016

Zbardhen dëshmitë në gjyq, botuesi: Si përpoqa ta ndihmoja ish-Presidentin të fitonte zgjedhjet në vitin 2016