Ministrja serbe refuzon Cakajn si 'Qytetar Nderi'  i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte dhe gjenocid

Ministrja serbe refuzon Cakajn si 'Qytetar Nderi'  i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte dhe gjenocid

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal, Marija Obradoviç, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Serbisë, ka deklaruar për propozimin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, që Ministri Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit.

“26 këshilltarë, kanë propozuar që Ministri Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit. Ata e kanë dërguar propozimin më 20 nëntor, dhe në mënyrë ligjore kanë vepruar, ku unë si ministre është dashur të nënshkruaj propozimin. Por, unë sot kam nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet, propozimi i Kuvendit Komunal të Bujanocit, që Ministri shqiptar, Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit” – deklaroi Obradoviç.

Si arsyetim për refuzimin e propozimit të Bujanocit, Obradoviç deklaroi se Cakaj vazhdimisht ka akuzuar Serbinë për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe se nuk mund të nënshkruajë një dokument për një ministër shqiptar që akuzon Serbinë, derisa është e vetëdijshme që ministri Cakaj, i ka ndihmuar shqiptarët për krijimin e koalicionit për zgjedhjet Parlamentare.

“Ministri Gent Cakaj, ka deklaruar se gjatë luftës në Kosovë, Serbia është përgjegjëse për vrasjen e mijëra shqiptarëve, për depërtimin e miliona shqiptarëve dhe djegien e mijëra shtëpive. ” – ka deklaruar ministrja Obradoviç si argument i refuzimit të saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zheleznov: 27/11/2020 01:07

    Po prandaj punojne nen rrogoz Serbia dhe aleatja e ngushte Rusia per te percare shqiptaret ketej dhe matane kufirit dhe per ti zaptuar lehtesisht

    Përgjigju
  • Arbër: 26/11/2020 22:40

    Shpresojë që kjo sjellje e serbis të bën që Edi Rama të mendohet tridhjet herë para se të ulet Me serbin e të diskutoj për minishengenin serb, sepe dobia për ne shqiptarët Me at krijes është ZERO ! Paramendoni që sikur serbia të bëhet antare e plot e BE -s para nesh, atëher do prisnim së pakut edhe 50 vite të tjera, sepse qëllimi serbis është ofrimi Me greqin përmes Shqipëris dhe Durrësi të bëhet port ruso-serb .... Zgjohuni o Shqipëtarë ...

    Përgjigju
    • Ilir: 26/11/2020 23:41

      Se shof te ket thene dicka te pavertete ministri Cakaj, e kuptoj qe esht e hidhur ta pranoj ministrja serbe por realiteti ky esht dhe persa sdo ta pranojne skan per te bere asnje hap drejt stabilizimit politik ne rajon.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Credins bank, është vendi që po kërkoje!

Credins bank, është vendi që po kërkoje!