Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka përcjellë një mesazh për të gjithë fëmijët bashkë me vajzën e saj të vogël, Hana.
Ajo ka zgjedhur t’i lexojë vajzës së saj të madhe librin plot fantazi të novelistit britanik Roald Dahl, “Gjigandi i madh i mirë”, duke ftuar dhe sfiduar fëmijët të lexojnë sa më shumë, një nismë kjo e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, që për qershorin synon ta kthejë në muaj leximi për fëmijët.
Xhaçka, nënë e dy vajzave, Hana dhe Gaia, shfaqet në një video të veçantë në krah të vajzës së saj 5 vjeçare, duke lexuar historinë e Sofisë dhe gjigandit të madh e të mirë, që mbledh ëndrrat e bukura dhe ua dërgon fëmijëve. Një libër jo vetëm plot humor e argëtues, por edhe që përcjell mesazhe për miqësinë dhe besimit reciprok.
“Nisma e Qendrës Ndërkombëtare të Librit e Leximit, që qershori të jetë muaji i leximit për fëmijët është një lajm i mirë. Sepse sa më shumë t'i miqësojmë fëmijët tanë me librin, aq më shumë do të zhvillojmë dijet, ëndrrat dhe dëshirat e tyre në të ardhmen. Kjo është një nga arsyet pse unë zgjodha t'i rikthehem pas shumë vitesh një libri shumë të dashur në mbarë botën, "Gjigandi i madh i mirë”, por kësaj radhe për vajzën time Hana. Kjo përzgjedhje nuk ishte e rastësishme, për më tepër që në kohët e sotme, nuk është e lehtë të ndërtosh marrëdhëniet e duhura të miqësisë e të besimit reciprok. Por tek “Gjigandi i madh i mirë”, një vajzë e vogël, me energjinë e madhe që ka brenda vetes për t’iu afruar diçkaje të panjohur e të çuditshme, na mëson se pasi ka larguar frikën, kurioziteti dhe dëshira e shtyjnë drejt një bashkëpunimi që sjell vetëm mirësi”, shkruan Xhaçka.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?
-
Po
20%
-
Jo
74%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 150
Lajme të tjera
-
Mandati Xhaçkës, Bardhi pas mbledhjes së grupit: Nesër ridepozitojmë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese! Kam indinjatë ndaj 4 deputetëve të Bashës
17 Prill, 15:27
-
Bardhi letër Komisionit Europian, PE dhe ambasadave në Tiranë: PS po mbron Olta Xhaçkën, nuk zbatoi vendimin e Kushtetueses për mandatin
15 Prill, 12:20
-
'Shokët nuk më thonë që jam i varfër!' Kevini, 11-vjeçari me 10-ta që punon të ndihmojë prindërit
13 Prill, 15:51
-
Olta Xhaçka në Report Tv: Kuvendi s'më shpëtoi mandatin! Opozita po më detyron të bëj avokaten e bizneseve të burrit tim
12 Prill, 13:45
-
Mandati i Xhaçkës, Saimir Korreshi në 'Studio Live': Partia Socialiste t'a dërgojë në Gjykatë Kushtetuese! Edhe unë do doja 10 mijë m2 plazh...
11 Prill, 17:16
-
Fjala e plotë e Olta Xhaçkës: Emri im i tribluar si top lecke! Ku thuhet që familjarët e deputetëve s'duhet të merren me biznes?
11 Prill, 13:15
-
Mandati i Xhaçkës nuk shkon në Kushtetuese, PS rrëzon kërkesën e opozitës! Deputetja: Bashkëshorti im vetëm investitor i asistuar, jo strategjik
11 Prill, 07:29
-
A do shkojë mandati i Xhaçkës në Kushtetuese? Deputeti i PS Krashi: E kemi marrë vendimin! Çaça: Gjykata e detyron parlamentin ta çojë
10 Prill, 21:33
-
Rishfaqet 'kolla e mirë' 28 fëmijë të prekur, 8 prej tyre të shtruar në spitalin infektiv
10 Prill, 16:24
-
Edukimi dygjuhësor dhe raporti me identitetin kombëtar
10 Prill, 16:09
-
Nga mandati i Olta Xhaçkës te influenca ruse, zbardhet rendi i seancës plenare për të enjten
9 Prill, 19:55
-
Mandati i Xhaçkës të enjten në Kuvend, Bardhi thirrje mazhorancës: Dorëzojeni para drejtësisë, hiqni dorë nga porosia për të mos zbatuar vendimin e Kushtetueses
9 Prill, 13:37